web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dhunuan invalidin dhe një tjetri i thyen kockat e këmbës”/ Klevis Balliu flet me emra

12 Nëntor 2019, 21:46, Politikë CNA

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një lidhje me emisionin ?Opinion? ka mohuar se gazi lotësjellës është hedhur nga banorët e Unazës, vepër për të cilën policia shoqëroi dhe 13 persona.

Sipas Balliut, ka qenë policia ajo që i ka goditur banorët me gurë, ndërsa u shpreh se kush flet kundër banorëve është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri.

?Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet? Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i kane bërë.

Kush flet për ta sot është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri. Arta Marku nuk ka thirrur qoftë një njeri që të merret me këtë çështje nga kaq muaj. Tenderi ri i Salillari është në shkelje flagrante të ligit.

Këtu kemi një banesë, njëra pjesë që është një qytetari është e legalizuar dhe tjera e palegalizuar. Më thuaj tani, kujt do ja japësh parat? Edhe atij me letra edhe atij pa letra i ke hedhur gaz lotësjellës sot?? u shpreh Balliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga