Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Mungesa e vullnetit politik, e bashkëpunimit institucional dhe sensit të përgjegjësive kushtetuese ka krijuar një situatë unike për KLSH me pasoja për standardet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale në Shqipëri
Instituti i Studimeve Politike (ISP), organizatë që monitoron aktivitetin e Kuvendit të Shqipërisë, kriteret e integrimit dhe impaktin e akteve ligjore e vendimmarrëse të munguara, shpreh shqetësimin e thellë se rreth një vit pas mbarimit të mandatit kushtetues për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ende institucioni i Presidentit dhe i Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë përmbushur përgjegjësinë kushtetuese të zgjedhjes së kryetarit të ri të KLSH.
Një vit më parë, më 5 nëntor 2018 Presidenti propozoi kandidaturën e znj. Vitore Tusha për kryetare të KLSH. Më 20 dhjetor 2018 me 71 vota Kuvendi e rrëzoi kandidaturën e propozuar. Më 19 janar 2019 Presidenti propozoi kandidaturën e z.Bahri Shaqiri për kryetar të KLSH. Më 31 janar 2019 me 77 vota Kuvendi e rrëzoi kandidaturën e propozuar. Më 17 korrik 2019 Presidenti propozoi kandidaturën e z. Petraq Milo për kryetar të KLSH. Më 12 shtator 2019 me 77 vota Kuvendi e rrëzoi kandidaturën e propozuar. Në tri rastet pretendimet e mazhorancës për rrëzimin e kandidatëve ishin të ndryshme, kryesisht të bazuara në argumente politike.
Nga shtatori 2019 Presidenti nuk ka propozuar ende kandidat për vendin vakant të kryetarit të KLSH, Kuvendi gjithashtu nuk ka nxitur as kërkuar zbatimin e procedurës kushtetuese për kryetarin e KLSH. Për rrjedhojë, mungesa e vullnetit politik, e bashkëpunimit institucional dhe e sensit të përgjegjësive kushtetuese ka krijuar një situatë unike për KLSH me pasoja për standardet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.
Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, neni 162, Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Sipas nenit 163 të Kushtetutës ?Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon: a) veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë; b) përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor; c) veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti?. Në të drejtat e tij kushtetuese, KLSH (neni 164) i paraqet Kuvendit: a) raport për zbatimin e buxhetit të shtetit; b) mendim për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga Kuvendi; c) informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet nga Kuvendi, si dhe paraqet raportin vjetor të veprimtarisë së tij.
Siç rezulton edhe nga përgjegjësitë, KLSH ka një vend të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në hierarkinë e institucioneve kushtetuese dhe mbetet institucioni i vetëm i kontrollit të aktivitetit ekonomik të institucioneve, qeverisë dhe fondeve shtetërore. Lënia ?peng? e postit të kryetarit të KLSH përveçse cenon standardin kushtetues dhe cilësinë e qeverisjes së përgjegjshme, është investim indirekt në defaktorizimin dhe dobësimin e vetë rolit, funksionit, gjetjeve dhe raportimeve periodike që KLSH ka bërë, bën e mund të bëjë në të ardhmen në çështjet e abuzimeve dhe korrupsionit me fondet publike.
Kryetari në detyrë i KLSH, e ka vijuar drejtimin e institucionit edhe pas përfundimit të mandatit kushtetues, duke u ndodhur në një situatë ekstra ligjore të krijuar prej dy institucioneve më të rëndësishme kushtetuese në vend, Presidentit dhe Kuvendit.
ISP vlerëson se është në interes të vendit, të shtetit të së drejtës, të transparencës dhe të nevojës për llogaridhënie e luftë ndaj korrupsionit, që parimi i rotacionit kushtetues në institucione të tilla të mos jetë dhe as mbetet peng i konflikteve dhe interesave politike. në këto rrethana, ISP apelon dy institucionet përgjegjëse, institucionin e Presidentit të Republikës dhe institucionin e Kuvendit të RSH të investohen që kriza e krijuar 1 vjeçare rreth zgjedhjes së kryetarit të radhës së KLSH-së të zgjidhet menjëherë.
Një numër i madh komentesh janë bërë në postimin e kreut të ...
Ka përfundur takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, me diplo...
“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojnë detyrë...
Aksioni i IKMT-së në zonën e Astirit, ka tensionuar situatën...
Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar se do të vijoj...
“Lajthitje e opozitës në proces tranzicioni…”, kështu e ka c...
Kryeministri Edi Rama, iu është përgjigjur deklaratave të kr...
“Nuk ka asgjë për të shpjeguar…”, kështu është shprehur kreu...
E dërguara e SHBA Leyla Moses-Ones dhe ambasadori i BE, Luig...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj situatës s...
Presidenti Ilir Meta ka takuar kancelaren e Austrisë, Brigit...
Mëngjesin e sotëm IKMT dhe policia mësynë banorët e Unazës s...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave...
Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot në spitalin e Traumë...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur akuza ndaj qev...
Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm IKMT, e mbështetur nga...
Kryetari i PDK, Nard Ndoka i ka bërë thirrje ministrit të Br...
Gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku ka reaguar për postimin...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar në spitalin e Traumës të...
Përtej analizës serioze për ngjarjet e ditës dhe pritshmërit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...