Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mëngjesin e sotëm IKMT dhe policia mësynë banorët e Unazës së re, duke shembur banesat e tyre, një pjesë të legalizuar dhe një pjesë pa leje dhe kërkojnë të dëmshpërblehen nga qeveria, duke e konsideruar si një çështje të madhe sociale, pasi ata kanë paguar taskat rregullisht në shtet, pasi në atë zonë kanë ngritur bizneset e tyre, etj.
Në fakt ka këndvështrime të ndryshme sa i takon kësaj çështje. Nga ata që e shohin nga skandali me Dh Albania dhe që më pas fitues i tenderit doli Salillari, një nga të ashtuquajturit oligarkë nga Lulzim Basha, por që tani nuk ia përmend më emrin.
Ashtu siç harroi Agron Papulin dhe Long Hillin, ashtu Luli mesa duket ka harruar edhe Salillarin.
Lulzim Basha sot i tradhëtoi banorët e Unazës së re dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim të mëtejshëm. Nuk mjafton Edi Paloka, nuk mjafton Flamur Noka, Oriola Pampuri apo dhe Klevis Balliu, ky i fundit më i veçanti nga të gjithë në rezistencën e banorëve të Unazës së re.
Është e drejtë apo jo kauza e tyre, Lulzim Basha ka shkuar dhe ka firmosur një kontratë me ta, ndërsa sot i braktisi.
Basha shkoi pranë tyre vetëm në drekë, kur spitali u mbush me banorë të lënduar, por edhe policë të plagosur.
Luli sot i tradhëtoi banorët e Unazës së re dhe kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim. Ai u shfaq vetëm pas shtatë orësh, pasi policia mësyu këtë zonë.
Dje banorët kanë bërë apel publik është gjatë qëndrimit, edhe gjatë daljes së ministrit Sandër Lleshaj në emisionin ?Opinion?, ku e pranoi publikisht se do të kishte veprime nga ana e policisë. Banorët janë njoftuar ditë më parë në lidhje me atë që do të ndodhte sot në mëngjes.
Pra, këto fakte na tregojnë se Lulzim Basha ka qënë në dijeni se do të kishte një mësymje në Unazën e re. Mund të kishte persona që do të përplaseshin me policinë dhe që mund të kishte të lënduar. Por nuk zgjodhi të ishte në krah të tyre sot në mëngjes. Nuk zgjodhi të ishte në krah të banorëve, të cilët prej më shumë se një viti protestojnë.
Nuk i mbështeti banorët e Unazës së re, të cilët kanë qënë pjesë e çdo proteste të Lulzim Bashës. Por, i tradhëtoi. Nuk shkoi atje.
Në qoftë se do të ishte një lider opozite, ashtu siç do bënte PD-ja e vërtetë, Basha do të kishte shkuar dhe do të kishte ngritur çadrën dhe të rrinte përkrah banorëve, për kauzën e tyre, nëse kauza do të ishte e drejtë.
Por, nuk e bëri këtë. Lulzim Basha u shmang dhe u shfaq vetëm pas shtatë orësh, dërgoi disa nga ish-deputetët e tij dhe më pas doli në media, a thua se dikë e kishte marrë malli.
Në fakt, ai duhet të kishte qënë në krah të banorëve që në mëngjes, në rast se ata kishin një kauzë të drejtë dhe Basha i vlerëson ata, ose të dalë publikisht dhe të thotë se është tallur me banorët e Unazës së re. Ose të thotë publikisht se kauza e tyre nuk është e vërtetë.
Pra, që na ka gënjyer të gjithë në qëndrimet që ka mbajtur pro tyre.
Sot Lulzim Basha bëri tradhëtinë e radhës, ashtu siç bëri me çadrën e 2017-ës, ku u fut disa muaj dhe më pas u hodha në ?shtratin? e Edi Ramës.
Ashtu bëri dhe më vonë me banorët e Kukësit, me koncesionin e Rrugës së Kombit. Ashtu bëri dhe më vonë pasi oligarkët paguan paratë tek familjarët e tij dhe sot nuk ua përmend më emrat. Ashtu siç i tradhëtoi edhe protestuesit, të cilët nga muaji shkurt deri në qershor mbushën sheshet e Tiranës.
Por, Luli tashmë i ka harruar të gjitha. Ai është rikthyer në ?krevat? me Edi Ramën dhe vazhdon të shesë çdo kauzë të çdo qytetari, thjeshtë dhe vetëm për interesat personale dhe të familjes së tij.
Sot banorët e Unazës u tradhëtuan nga Lulzim Basha. Ai nuk ishte atje me ata. Por, çoi disa ish-deputetë më vonë, për të larë gojën, ashtu siç bëri dhe me daljen e tij televizive. Kur, në fakt Lulzim Basha ishte në dijeni më përpara se banorët do të sulmoheshin nga policia. Basha duhet të kishte qënë atje që në sekondën e parë në mbrojtje të kauzës së tyre, në qoftë se ajo do të ishte e vërtetë, siç pretendon Luli.
Në të kundërt si gjithmonë është bërë gjobaxhi i oligarkëve, i parave të bizneseve, që paguajnë në mënyra të ndryshme, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte tek ai.
Duke e kthyer PD-në, nga partinë e idealeve të dhjetorit ?90 dhe vlerave demokratike, në partinë e gjobave, për interesat klienteliste të Lulzim Bashës. Interesa të cilat ky i fundit na i ka treguar ditë pas dite. Ato që përmendëm më sipër dhe atë skenar që ne e pamë dhe sot.
Nga ata që paguajnë për eventet e tyre tek kunati apo nga ata që ndërtojnë vila, të cilat Luli i merr me qera, apo ata të cilëve nuk ua zë emrin me gojë, pasi haraçi i tyre i ka zënë gjuhën Lulzim Bashës.
Sot banorët e Unazës së re u tradhëtuan, ashtu siç janë tradhëtuar gjithë të tjerët. Kështu ka për t?i tradhëtuar edhe ata artistë që protestojnë tek Teatri. Kjo është vetëm çështje kohe. Sepse Lulzim Basha nuk di të bëjë gjë tjetër. Por, di vetëm të tradhëtojë./ CNA.al
Koncesionari i Rrugës së Kombit ?rrëmben? tenderin e Unazës së re në Tiranë
Basha, gjobaxhiu i biznesit/ Zbulohet pse i tradhëtoi kuksianët
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave...
Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot në spitalin e Traumë...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur akuza ndaj qev...
Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm IKMT, e mbështetur nga...
Kryetari i PDK, Nard Ndoka i ka bërë thirrje ministrit të Br...
Gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku ka reaguar për postimin...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar në spitalin e Traumës të...
Përtej analizës serioze për ngjarjet e ditës dhe pritshmërit...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar me ...
Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se dhe funksionimi i ...
Megjithëse të gjithë sot po thërrasin të lumtur sikur Gjykat...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur me tone të ...
Ish deputetja Albana Vokshi ka komentuar deklaratën e kolege...
Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka folur nga spitali i Tra...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas tensioneve dhe përplasje...
Ish deputeti i PD, Klevis Balliu shprehet se policia ka dhun...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 11 vota pr...
Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, IKMT e mbështetur nga...
Tashmë Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipëris...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka reaguar lidhur aksio...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...