web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta takon Kancelaren e Austrisë/ Mirënjohje për mbështetjen pa rezerva

12 Nëntor 2019, 14:40, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka takuar kancelaren e Austrisë, Brigitte Bierlein.

Meta bën me dije se ndanë së bashku vlerësimin mbi domosdoshmërinë e forcimit më tej të marrëdhëniet tradicionale historike dhe të shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, veçanërisht për të rritur investimet austriake në Shqipëri.

?Mirënjohje për mbështetjen gjithmonë të vendosur e pa rezerva të Austrisë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, dhe së ardhmes europiane të rajonit?, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Bisedë e hapur dhe e frytshme me Kancelaren e Austrisë, znj. Brigitte Bierlein. Ndamë vlerësimin mbi domosdoshmërinë e forcimit më tej të marrëdhëniet tradicionale historike dhe të shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, veçanërisht për të rritur investimet austriake në Shqipëri.
Mirënjohje për mbështetjen gjithmonë të vendosur e pa rezerva të Austrisë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, dhe së ardhmes europiane të rajonit./CNA.al





Lajmet e fundit nga