web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Integrimi- Franca dhe Gjermania ndryshojnë kartat për Ballkanin/ Pritet ta “pësojë” edhe Serbia

29 Tetor 2019, 20:28, Politikë CNA

Bashkimi Europian pritet të ndryshoj rregullat e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rregullat pritet të ndryshojnë edhe për Serbinë e cila tashmë ndodhet një hap para vendeve të tjera të rajonit.

Në një artikull të sajin gazeta serbe ?Novosti? raporton se rregullat e reja të unionit  pritet të prezantohen përmes një dokumenti në Samitin e majit 2020. Në dokument, pritet të shtrohen disa modele që sërish përqendrohen te partneriteti i privilegjuar në vend të zgjerimit të mëtejshëm të unionit, ndërsa  baza dhe theksi kryesor vihen tek ndihma financiare, shkruan serbja ?Novosti?.

Sipas ?Novosti?-t,  thuhet se metodologjia e re e bisedimeve me vendet e Ballkanit, po diskutohet midis dy vendeve më me ndikim brenda BE-së, siç janë Franca dhe Gjermania.

Marrëveshja mbi rregullat e reja, pritet të adoptohet nga Këshilli i Europës në marsin e vitit 2020. Një ndër idetë është ai që quhet integrimi sektorial, që do të thotë se pas mbylljes së një kapitulli, vendi përkatës do futet në sistemin e BE-së në fushën përkatëse në vend se të presë anëtarësim të plotë.

Sipas medias serbe, janë disa modele të shtruara në tryezën e bisedimeve për  negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më specifikisht, për ta konkretizuar çështjen, media serbe merr një shembull mënyrën se si do funksionojë ky plan i ri, teksa  thekson se nëse mbyllet si p.sh kapitulli i transportit, vendi përkatës përfiton fondet pikërisht në këtë sektor.

Modeli tjetër në tryezën e diskutimeve është ai norvegjez. Ky model parashikon  që në vend të anëtarësimit do të ofrohet anëtarësimi në dy institucione kyçe; Bashkimi Europian për Tregtinë e Lirë dhe Zonën Ekonomike Europiane, ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra, që nuk janë anëtarë të BE-së.

Në artikullin e gazetës serbe thuhet se pavarësisht se diplomatët e Brukselit si Franca po insistojnë që rregullat e reja të pranimit të ndryshohen jo vetëm për vendet që duhet të fillojnë negociatat, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovinën, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë ecur përpara në process, ka zëra që mendojnë  se Bashkimi Europian do të vepronte në kundërshtim me parimet dhe vlerat e saj kryesore nëse ndryshojnë rregullat për Beogradin dhe Podgoricën në mes të garës për anëtarësim./CNA.al





Lajmet e fundit nga