Habit Manjani/ "Reforma Zgjedhore është bërë sikur po shkojnë në banjo"
Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, teksa fliste për R...
Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi pretendimet e qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës për legjitimitetin e padisë, duke kaluar çështjen në gjykim. Një trupë prej 5 gjyqtarësh do të vendosë mbi kompetencën lëndore.
Përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës dështuan të provonin para Gjykatës Administrative të Apelit të martën se padia e firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ishte legjitime.
Gjyqtarja Blerona Hasa që drejtoi seancën përgatitore për padinë e Universitetit të Tiranës kundër vendimit të qeverisë së 17 korrikut 2019 për të trasferuar pronësinë e Kopshtit Botanik nga universiteti te Bashkia e Tiranës, la të kuptohej përmes pyetjeve se çështja prekte funksionet akademike të Kopshtit Botanik dhe se kjo legjitimonte rektorin në padi. Nëse pranohej pretendimi i qeverisë dhe bashkisë, padia do të rrëzohej formalisht gjë që do të bllokonte përpjekjet ligjore të UT për të kthyer pas trasferimin e pronësisë.
Gjyqtarja Hasa përmes një sërë pyetjesh këmbëguli të dëgjonte nga të paditurit se pse rektori i UT nuk legjitimohej, cilat ishin funksionet e Kopshtit Botanik, a kishte Kopshti Botanik funksione akademike dhe a prekeshin këto nga VKM-ja në fjalë.
Fillimisht Avokatura e Shtetit dhe më pas përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pretenduan se çështja ishte administrative dhe Ligji për Arsimin e Lartë dhe Statuti i UT parashikonin administratorin si përfaqësues.
Të paditurit pretenduan se rektori përfaqësonte Universitetin e Tiranës vetëm për çështje ?akademike dhe protokollare?. Hasa kërkoi shpjegim ligjor se pse çështja ishte vetëm administrative, përpos faktit që ajo ishte paraqitur në gjykatë administrative, ndërsa u kërkoi të paditurve të përmendnin funksionet e Kopshtit Botanik.
Përfaqësuesit ligjorë të tre intitucioneve pranuan para gjyqtares, pas disa pyetjeve, se funksionet e kopshtit ishin ?edukative dhe shkencore?. Hasa vuri në dukje se këto funksione ishin akademike, për të cilat përgjigjej rektori. ?Pra ka karakter akademik?!?, pyeti gjyqtarja në ndërhyrjet gjatë fjalës së përfaqësuesve të të paditurve. Ajo po ashtu vuri në dukje se i vetmi argument i të paditurve pse çështja ishte ?administrative?, ishte fakti që padia ishte dorëzuar në Gjykatën Administrative.
Përfaqësuesit e qeverisë dhe bashkisë vunë theksin se ndryshimi i pronësisë nuk prekte funksionet e Kopshtit Botanik, pra për rrjedhojë nuk cënonte karakterin akademik. Megjithatë, ato nuk ishin në gjendje të shpjegonin pas një sërë pyetjesh se pse ndërsa rektori legjitimohej si përfaqësues i UT në nënshkrimin e marrëveshjeve me bashkinë për përdorimin e kopshtit, por sipas tij nuk legjitimohej si përfaqësues i UT për këtë çështje në gjykatë.
Gjyqtarja vuri në dukje përmes pyetjeve se VKM-ja, derisa u kërkonte palëve të lidhin marrëveshje për përdorimit e kopshtit, prekte funksionet e tij ?edukative dhe shkencore?, përkundër pretendimit të përfaqësuesve të qeverisë se padia ishte ngritur vetëm për një pjesë të VKM (trasferimin e pronësisë).
Në fund, gjyqtarja njoftoi se padia konsiderohej formalisht e ligjshme. Ndërkohë, sa i përket ankimit të dytë për kompetencën lëndore ajo bëri me dije se vendimi do merrej nga një trupë gjykese me pesë anëtarë. Gjatë seancës u bë me dije se palët e paditura kërkonin trasferimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, ndërsa UT këmbëngul që ajo të shihet si akt normativ dhe të gjykohet në Gjykatën Administrative të Apelit. Po ashtu u la të vendosej në të ardhmen, në varësi të faktit se cila gjykatë do ngarkohej me zgjidhjen e çështjes edhe për pranimin si palë ndërgjyqësuese të Fakultetit të Shkencave të Natyrës./BIRN
Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, teksa fliste për R...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë në lëvizje pas mar...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka ndarë në faqen e tij në fac...
Akademiku i njohur Artan Fuga ka hedhur në treg librin e tij...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot Greqi në kuadër të samitit...
Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Kroaci, ku ka...
Ish ministri socialist i Financave Arben Malaj ka ngritur sh...
Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar “komplimentin” e ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë ku po zhvillohe...
Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ka deklaruar se...
Gjashtë vite më parë, në 28 tetor të vitit 2013, ish-ministr...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur në zyrë një nga person...
Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka dalë sot në një deklaratë pë...
Një ditë më parë bëri bujë lajmi i raportuar në media, ku th...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vendosur të jetojë në komplek...
Zv. Kryeministri Eron Braçe i është përgjigjur gaztearit Klo...
Mazhoranca hedh një tjetër hap kundër ndërhyrjeve të huaja n...
Komisioni i Ligjeve ka thirrur sot në një seancë dëgjimore t...
Ambasada amerikane deklaron se qeveria e Shteteve të Bashkua...
Presidenti Ilir Meta, niset sot për një vizitë zyrtare dy d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...