Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Prej, gati një viti banorët e Unazës së re, me plasjen e skandalit të tenderit për zgjerimin dhe ndërtimin e saj, kanë dalë në protestë. Janë gati 200 familje, të cilat pretendojnë se po humbasin investimet e jetës së tyre, po humbasin shtëpitë e tyre dhe qeveria duhet të reagojë.
Aty ka një problem social, i cili lidhet me tranzicionin e këtyre 30 viteve. Toka të zëna, të palegalizuara, banesa të ndërtuara mbi pronarët, ligj që njeh pronarët për shpronësim, ndërkohë që nuk ka një zgjidhje mes pronarëve të trashëguar dhe atyre që kanë zënë pronën, e kështu me radhë.
Ndërkohë që qeveria nuk jep asnjë zgjidhje përveçse banesa sociale dhe kredi të buta.
Por, çfarë po ndodh në fakt me Unazën, përtej debatit të qeverisë me banorët?
Ata kanë një vit që po përdoren nga Lulzim Basha, kreu i Republikës së re. Një protestë, e cila shpesh ka qënë e ashpër. Disa herë ka pasur arrestime, persona të proceduar penalisht dhe të tjerë të cilët qëndrojnë çdo ditë atje. 50, 100 apo 200, nuk ka rëndësi shifra. Ata dalin dhe bllokojnë rrugën, një problem i cili është kthyer në shqetësim për banorët e Tiranës.
Fillimisht protesta është pranuar në të gjithë hapësirën e saj, por kur filloi të kthehej në një shqetësim duke bllokuar trafikun, ajo ka pasur disa herë thirrjen nga gazetarë, njerëz të shoqërisë civile, që protesta të vazhdojë, por rruga të lihej e lirë. Pra, të mos pengohej lëvizja e qytetarëve.
Me disa ndryshime në Kodin Penal, dje dhe pardje policia ka filluar të ndërhyjë ashpër për të bllokuar protestuesit që të pengojnë lëvizjen e lirë në Unazën e qytetit. Ka pasur arrestime, deri tek ish-deputeti Klevis Balliu.
Por, deri këtu është një përplasje normale. Ajo që bëhet më pas është e turpshme.
Lulzim Basha shkon tek protestuesit, tek banorët hallemëdhenj të Unazës së re, dhe thotë se është e drejtë protesta dhe ata mund të vazhdojnë përpara.
Në fakt nuk bën gjë tjetër, thjeshtë i gënjen, i përdor dhe i mashtron, ashtu siç ka bërë në disa dhjetëra raste të tjera.
Kështu ka bërë edhe me banorët e Kukësit, të cilët protestuan kundër tarifës në Rrugën e Kombit, u përplasen ashpër dhe pastaj Luli i braktisi, i la nëpër burgje, nuk bëri asgjë për të.
Prandaj, banorët e Unazës së re përpara se të keqpërdoren nga Lulzim Basha, duhet të kuptojnë se kë kanë në krye. Ata nuk kanë një lider që të mund t?i udhëheqë na kauzën e tyre dhe që në finale të mund të kthehet në një fitore, sepse do të ishte krejt normale që një lider i besueshëm të udhëhiqte kauzën. Të qëndronte atje me ta 24 orë, derisa të ikte qeveria. Derisa të hiqte dorë nga arrestimet e banorëve.
Por, Luli jo nuk e bën këtë. Luli shkon e thotë do protestoj sot, do protestoj nesër, do mbajë disa konferenca shtypi dhe banorët do të ngelen në burg. Disa do proçedohen penalisht në gjendje të lirë, disa në arrest e të tjerë me radhë kështu.
Por, Klevis Balliu po bëhet ?hero? i protestës së tyre dhe do të zgjidhë hallin e tij për të qënë deputet i listës, herën tjetër. Kurse djemtë do të dënohen, do të jenë me procedime penale, nuk do të munden të punojnë në administratë shtetërore, e kështu me radhë.
Pse? Vetëm e vetëm për Lulzim Bashën, i cili iu thotë protestoni, por bllokoni edhe rrugën. Mos qëndroni në trotuar. E për të qëndruar 5 metra apo 10 metër më tej, do të duhet të burgosen, sepse kështu kërkon Luli apo një grup njerëzish që duan t?i keqpërdorin banorët e Unazës.
Shumë njerëz ja pro në kauzën e tyre, ka të tjerë që janë edhe kundër. Njerëzit kanë këndvështrimet e tyre, por asnjë nuk është dakort që rruga të bllokohet. Aq më keq të besohet se këtë kauzë do ta fitojnë ata duke u mbështetur tek Lulzim Basha, kur keqpërdoren prej tij, humbi çdo mbështetje të opinionit publik.
Prandaj, ka ardhur koha që banorët e Unazës së re të pyesin të njohurit, njerëzit e afërt dhe miq të tyre në Kukës, si i shiti dhe i tradhëtoi ai. Ata të vazdhdojnë protestën dhe të qëndrojnë, por të përpiqen të jenë brenda kushteve dhe kuadrit ligjor. Për një arsye të thjeshtë. Për të mos u bërë viktima të Lulzim Bashës, i cili nuk kërkon gjë tjetër veçse të mbajë postin e kreut të PD-së për të provuar edhe një herë shansin në një palë zgjedhje parlamentare, pasi në lokalet nuk hyri sepse e dinte humbjen dhe dështimin e tij të garantuar.
Ndaj do të ishte mirë që banorët e Unazës së re përtej keqpërdorimit që u bën Luli, ta shfrytëzojnë protestën e tyre për të mirën e kauzës së tyre, për të mbrojtur banesat, pronën dhe djersën e tyre, jo për Lulin. Se Luli nuk bën gjë tjetër, por vetëm do i shesë, ashtu siç bëri me banorët e Kukësit dhe ata do të ngelen thjeshtë burgjeve, ndërsa Luli do të fitojë pazarin e radhës, me biznesin e radhës, me milionat e radhës./ CNA.al
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka uruar suksese student...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkon largimin nga Shqipër...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet i shqetësua...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot Fakultetin e Mjekësisë...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, ...
Ndërsa qytetarët të shoqëruar edhe nga përfaqësues të opozit...
Ndërsa dy ditë na ndajnë nga përgjigja përfundimtare e hapje...
Pas veprimit aspak të denjë të ambasadorit të OSBE-së, në ve...
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës nga protesta e banor...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas shoqërimit në pol...
Nga Drejtoria e Policisë, ku po protestojnë për lirimin e ba...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji, në një prenonc...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklarat...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi ...
CNA.al ka denoncuar rreth 9 muaj më parë një skandal ku përf...
I ndodhur përballë Drejtorisë së Policisë, për të kërkuar li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratie, Gazmend Bardh...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas tensi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...