Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka uruar suksese studentëve në ditën e parë të vitit të ri akademik.
Kryemadhi ka kujtuar protestën studentore të vitit të shkuar, e cila sipas saj nuk ja doli të sjellë reflektim dhe ndryshim në auditorë.
Kryetarja e LSI shprehet se ky vit akademik nisi me një ngjarje skandaloze, që dhunon rëndë autonominë universitare, ?grabitja e Kopshtit Botanik?.
?Ky vit akademik nisi me një ngjarje skandaloze, që dhunon rëndë autonominë universitare. Grabitja që qeveria i bëri Kopshtit Botanik, të vetmit laborator natyror që ka sot vendi. Po aq i rëndë e i padrejtë ishte edhe vendimi i qeverisë për të ndryshuar kriteret e pranimit në universitet vetëm një muaj përpara konkurimit.
Sot ju i drejtoheni të njëjtëve auditorë, të njëjtëve universitete pa laboratorë dhe pa biblioteka. U drejtoheni konvikteve, që vetëm u është bojatisur fasada. Sot vërtetë mund të keni në dorë një kartë studenti, por ajo nuk ju ndihmon as për t?i blerë librat më lirë, as për transport interurban apo urban me tarifa të reduktuara, as për shërbime kancelarie apo për të ulur kostot për mjetet e studimit?, shkruan mes të tjerash Kryemadhi.
Postimi i plotë:
Të dashur studentë!
Sot është dita juaj teksa niseni për të mbushur auditorët plot me shpresa, se nesër do të jetë një ditë më e bukur për ju dhe familjet tuaja, për prindërit dhe sakrificat e tyre, për ëndërrat dhe dëshirat tuaja.
Kjo është një ditë e rëndësishme, mbi të gjitha për ata djem e vajza që për herë të parë do të ulen në auditorët e fakulteteve, ndaj ju inkurajoj të studioni shumë, t?i përkushtoheni shkollës dhe ju uroj një vit të suksesshëm.
Për një pjesë të studentëve të rinj kjo është një ditë e lumtur, mundi i shumë viteve u finalizua me regjistrimin në degën e ëndrrave tuaja, por nga ana tjetër të shumtë janë ata që si rrjedhojë e një sistemi të degraduar nuk ja dolën ndoshta as të regjistrohen në universitet. Të shumtë janë edhe ata që përballë dyerve të mbyllura të shpresës dhe të ardhmes, zgjodhën të largohen nga vendi.
Protesta studentore e dhjetorit të kaluar nuk shërbeu vetëm për të na dhënë të gjithëve një leksion të fortë demokracie, por edhe për të sjellë në vëmendjen e të gjithë shoqërisë, gjendjen apatike të arsimit të lartë.
Megjithatë, as kjo protestë nuk ja doli të sjellë reflektim dhe ndryshim në auditorët tuaj.
Ky vit akademik nisi me një ngjarje skandaloze, që dhunon rëndë autonominë universitare. Grabitja që qeveria i bëri Kopshtit Botanik, të vetmit laborator natyror që ka sot vendi. Po aq i rëndë e i padrejtë ishte edhe vendimi i qeverisë për të ndryshuar kriteret e pranimit në universitet vetëm një muaj përpara konkurimit.
Sot ju i drejtoheni të njëjtëve auditorë, të njëjtëve universitete pa laboratorë dhe pa biblioteka.
U drejtoheni konvikteve, që vetëm u është bojatisur fasada. Sot vërtetë mund të keni në dorë një kartë studenti, por ajo nuk ju ndihmon as për t?i blerë librat më lirë, as për transport interurban apo urban me tarifa të reduktuara, as për shërbime kancelarie apo për të ulur kostot për mjetet e studimit.
Shumë prej jush, detyroheni të punoni gjatë studimeve për të përballuar kostot e larta të arsimimit dhe jetesës.
Të gjitha këto vështirësi duket se nuk i interesojnë qeverisë, ashtu si nuk i intereson e ardhmja sociale dhe profesionale e secilit prej jush.
Si kryetare e LSI, do të doja shumë që ju sot të kishit arsimin që meritoni. Por unë besoj, se ju jeni e ardhmja që do të ndryshoni këtë realitet të shëmtuar, për të ndërtuar një Shqipëri, që e meritojnë shqiptarët.
Për LSI të rinjtë janë të parët, ndaj sot ndjej detyrimin jo vetëm t?ju uroj por edhe t?ju zotohem në angazhimin tonë të palëkundur për të ndërtuar një arsim të lartë cilësor, ku trupa akademike trajtohet me dinjitet dhe universiteti nuk do të shërbejë më për të dhënë një diplomë të paguar shtrenjtë. Ku studenti, mirëshkollimi dhe e ardhmja juaj është e para.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj?
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkon largimin nga Shqipër...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet i shqetësua...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot Fakultetin e Mjekësisë...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, ...
Ndërsa qytetarët të shoqëruar edhe nga përfaqësues të opozit...
Ndërsa dy ditë na ndajnë nga përgjigja përfundimtare e hapje...
Pas veprimit aspak të denjë të ambasadorit të OSBE-së, në ve...
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës nga protesta e banor...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas shoqërimit në pol...
Nga Drejtoria e Policisë, ku po protestojnë për lirimin e ba...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji, në një prenonc...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklarat...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi ...
CNA.al ka denoncuar rreth 9 muaj më parë një skandal ku përf...
I ndodhur përballë Drejtorisë së Policisë, për të kërkuar li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratie, Gazmend Bardh...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas tensi...
Gjatë deklaratës së tij në protestën e banorëve të Unazës së...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...