web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plumbat trondisin Kavajën/ Reagon policia, ja kush është viktima dhe i plagosuri 

10 Tetor 2019, 07:02, Kronika CNA

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnatës së mbrëmshme në Kavajë, ku një shtetas mbeti i vrarë me armë zjarri, dje një efektiv policie mbeti i plagosur rëndë.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në banesën e shtetases M. Q.

Mësohet se fillimisht ka qënë viktima që ka qëlluar me armë në drejtim të policit të burgjeve, ndërsa më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e vrarë me armën e shërbimit.

?Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shtetasi B.T., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes?, njofton policia./ CNA.al

Ngjarja e rëndë në Kavajë/ Zbardhen detajet shokuese





Lajmet e fundit nga