Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Qyteti i Krumës tashmë do të monitorohet 24 orë me kamera dixhitale.
Sistemi i monitorimit u përuarua sot në Komisariatin e Policisë Has, ku të pranishëm ishin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariateve të tre rretheve, Kryetari i Bashkisë Has dhe drejtues të organeve ligjzbatuese në Qark.
Prefekti i Qarkut Zenel Kuçana e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm këtë ivestim që do shërbejnë në rritjen e parametrave të sigurisë dhe ka theksuar se tre muaj më parë ka përfunduar instalimi i kamerave dixhitale në qytetin e Kukësit dhe brenda vitit do të përfundojë dhe në qytetin e Bajram Currit. Kuçana ka falënderuar sipërmarrësin Qarri dhe ka ftuar gjithë biznesmenët e qarkut që të mbështesin Policinë për të ndërtuar sisteme sigurie efikase në të mirë të komunitetit.
Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska dhe Kryetari i Bashkisë Has z. Liman Morina, në shenjë falënderimi i dhanë Certifikat Mirënjohjeje financuesit të projektit z. Myrteza Qarri, i cili kontribuoi për qytetin e tij.
Në fjalën e tij Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska ka theksuar se ky kontribut është një tregues i nivelit shumë të mirë të bashkëpunimit të strukturave policore me komunitetin e këtij Qarku.
?Përdorimi me efektivitet i sistemit të vëzhgimit me kamera të qytetit të Krumës do të kontribuojë ndjeshëm në krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët, si dhe për identifikimin e autorëve të veprave të ndryshme penale apo shkeljeve të ligjit.
Po kështu ky sistem do të kontribuojë edhe në monitorimin e veprimtarisë së shërbimeve të strukturave të rendit publik dhe të Pollicisë Rrugore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve policore ndaj qytetarëve.
Strukturat e DVP Kukës janë të angazhuara për përmirësimin e vazhdueshëm të treguesve në fushën e rendit publik, duke bërë të mundur rritjen e nivelit të sigurisë në të gjithë Qarkun e Kukësit. Por ne jemi të vetëdijshëm se ky nivel sigurie në Qarkun e Kukësit nuk do të ishte arritur nga strukturat e DVP Kukës, pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Prefekti i Qarkut Kukës, Kryetarët e Bashkive Kukës,
Has dhe Tropojë, institucionet e tjera shtetërore, si dhe nga qytetarët, për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme që shqetësojnë komunitetin.
Përdorimi i një sistemi sigurie me kamera vëzhgimi është vija e parë e mbrojtjes kundër çdo aktiviteti kriminal ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe mundëson reduktimin në maksimum të veprave penale dhe shkeljeve të ligjit.
Kështu, me anë të sistemit të kamerave të vëzhgimit në qytetin e Kukësit është arritur që gjatë tre muajve në këtë qytet të evidentohet vetëm një vepër penale e vjedhjes, autori i së cilës është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë, si dhe të identifikohen autorët e dy aksidenteve rrugore, të cilët u larguan nga vendngjarja.
Në kuadër të implementimit të ligjit ?Për masat shtesë të sigurisë publike? po bashkëpunojmë me subjektet publike e private, veprimtaria e të cilave përbën burim rreziku të shtuar për sigurinë, për pajisjen e objekteve me kamera sigurie, me synim zbulimin, parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale, në mbrojtje të pronës, jetës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi është arritur që të pajisen me kamera sigurie 113 objekte të ndryshme në Qarkun e Kukësit, të cilat kanë gjithsej 1092 kamera, ndërsa në Bashkinë e Hasit janë pajisur me kamera sigurie 30 objekte të ndryshme.
Megjithë rezultatet e arritura në fushën e rendit publik nga strukturat e DVP Kukës, vlerësojmë se punonjësit e policisë duhet të përmirësojnë në vazhdimësi kulturën dhe etikën e komunikimit, si dhe cilësinë e shërbimeve policore që ofrojnë ndaj qytetarëve.
Në përfundim, ju siguroj se strukturat e DVP Kukës do të vijojnë punën për forcimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese, organet e qeverisjes vendore dhe komunitetin, për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e sigurisë së përbashkët, për të parandaluar veprimtarinë kriminale dhe garantuar rendin publik në Qarkun e Kukësit”m ka theksuar ai./CNA.al
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një ...
3 persona janë arrestuar pas një aksioni të ndërmarrë nga po...
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pas...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, k...
Një i burgosur është arratisur nga burgu i Rrogozhinës. Mëso...
Policia e Durrësit ka arrestuar një natë më parë, Elvis Gaça...
Një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,...
ISHP ka zbuluar shkakun e helmimit të 61 nxënësve të shkollë...
Arrestohet në Durrës Elvis Gaçaj 44 vjeç, një person me rrez...
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën ë sigurisë “arrest me burg”,...
Ka përfunduar në spital shtetasi grek, Efthymiou Efthymious,...
Avokati i biznesmenit të peshkut, Gentian Malindi i cili ësh...
Nga Artur AJAZI* E ndërsa Vetting-u është fokusuar deri ta...
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i dha vetes nëntë ditë k...
Gazetari investigativ i kronikës së zezë Artan Hoxha ka zbar...
Një aksident i rëndë i ka ndodhur pak minuta më parë tek “Rr...
Një fugon është përfshirë nga flakët në orët e pasdites ditë...
Në vazhdim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit pë...
Një 19 vjeçar është arrestuar sot në Vlorë për shkak se u ka...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...