Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i dha vetes nëntë ditë kohë për të shpallur vendimin e formës së prerë për Kelmend Balilin, i dënuar me 10 vjet burg në shkallë të parë për trafik lëndësh narkotike.
?Duke vërejtur se detajet e çështjes gjyqësore janë të shumta, këtij kolegji i nevojitet me tepër kohë nga dita e sotme dhe u vendos të shtyhet shpallja e vendimit,? tha kryesuesja e trupës gjyqësore, Saida Dollani.
Balili po gjykohet në Apel nga trupa e drejtuar nga Dollani dhe me anëtarë Albana Boksin dhe Sokol Binajn. Më herët të martën, avokati i Balilit, Sokol Hazizaj dhe prokurori Altin Dumani u përballën sërish për provat në dosje, duke parashtruar pretendime të kundërta.
Avokati Hazizaj kërkoi pafajësi për klientin e tij, duke pretenduar se Prokuroria nuk kishte provuar përtej çdo dyshimi se Balili ishte përfshirë në trafikimin e kanabis sativës drejt Greqisë.
?Prokuroria nuk identifikoi se nga janë kryer thirrjet në dy numrat grekë dhe ata shqiptarë që pretendohet se janë përdorur nga Balili,? tha Hazizaj në sallën e gjyqit.
Ai shtoi më tej se organi i akuzës nuk ka kryer asnjë veprim hetimor për të konstatuar se në emër të kujt ishin të regjistruar numrat si dhe nuk ishte kryer ekspertimi i zërit.
?Si ka mundësi që në mungesë të këtyre elementëve të përcaktohet se është ai??, ju drejtua Hazizaj trupës gjykuese, i cili e konsideroi vendimin e shkallës së parë si tej çdo vendimi racional.
Ai kundërshtoi akuzën e grupit të strukturuar kriminal, duke argumentuar se nuk mund të arrihej tek kjo vepër penale nëse nuk identifikohej dhe specifikohej veprimtaria e Balilit, ndërsa kundërshtoi edhe akuzën e pastrimit të parave. Në fund, avokati Hazizaj tha se klienti i tij nuk ka qenë i proceduar më parë dhe se ka reputacion të mirë.
?Kërkojmë pushimin e çështjes ose ndryshimin e vendimit duke mos u njohur fajësia?, tha avokati Sokol Hazizaj. ?Edhe nëse do të dyshohej se është marrë me lëndë narkotike, nuk mund të dënohet kështu një i solidarizuar. Duhej të bëhej rehabilitimi i tij,? përfundoi ai.
Në të kundërt, prokurori Altin Dumani e konsideroi të drejtë vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi lënien në fuqi të dënimit me 10 vjet burg.
?Është provuar jashtë çdo dyshimi tjetër të arsyeshëm,? pohoi Dumani. ?Identifikimi i tij se përdorte dy numrat në fjalë është bërë nga autoritetet greke. Mesazhet për numrin e pasaportës janë dalëse nga numri i përdorur prej Balilit. Ndërkohë që janë edhe dy mesazhe të tjera që nuk i tha mbrojtja,? shtoi përfaqësuesi i akuzës.
Lidhur me veprën penale të grupit të strukturuar kriminal, Dumani tha se kishte të bënte me krimin e organizuar dhe se në këtë rast ishte e detyruar të zbatohej.
Dumani kundërshtoi edhe pretendimin e mbrojtes së nuk ishte kryer hetim administrativ për fshehjen e pasurive.
?Në vitin 2013 kur ai mori një post publik dhe kreu deklarimin para fillimit të detyrës duhej të kishte pasqyruar të gjitha pasuritë. Ai ka fshehur e kryer deklarim të rremë për disa pasuri në emër të tij, djalit dhe bashkëshortes dhe për këtë arsye ka përgjegjësi penale,? tha prokurori.
Vendimi për Balilin do të shpallet më 17 tetor, ora 14:00./BIRN
Gazetari investigativ i kronikës së zezë Artan Hoxha ka zbar...
Një aksident i rëndë i ka ndodhur pak minuta më parë tek “Rr...
Një fugon është përfshirë nga flakët në orët e pasdites ditë...
Në vazhdim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit pë...
Një 19 vjeçar është arrestuar sot në Vlorë për shkak se u ka...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka...
Gjyqtarja ngre supet përpara se ta shprehë habinë e saj me z...
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur gjatë paradites së sot...
Drejtuesja e Komanduar e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Don...
Njësia operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH në bashkëpun...
Gjykata e Apelit Administrativ i ka kthyer padinë kandidatit...
Gazetari Edi Oga i ka dhënë një “shuplakë” të fortë sot qeve...
Gjergj Cukali u arrestua me bujë në 30 maj si i dyshuar për ...
Policia ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Magnum ...
Një aksident rrugorë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin...
Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në fsh...
Një person është arrestuar ditën e sotme nga policia pas ten...
Dy shqiptar, trafikant droge hjanë arrestuar nga policia e K...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është vënë në lëvizje pas aku...
Familjarët e Nesim Hoxhës, i cili u vra nga Alban Voda, shpr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...