web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndante kanabis pranë ambjenteve të shkollave/ Arrestohet 41-vjeçari

9 Tetor 2019, 15:42, Kronika CNA

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit. Shtetasi i identifikuar si Muhamet Velo, u arrestua nga policia e Vlorës në afërsi të lagjes “Partizani” ku edhe banonte, pasi u kap me 56 doza kanabis.

Po ashtu, pas kontrolleve të policisë nën pranga ka përfunduar edhe një 23-vjeçar me iniciale R. Xh, pasi pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga Velo.

Bëhet me dije se 41-vjeçari Muhamet Velo u akuzua për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’./ CNA.al





Lajmet e fundit nga