web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flakët shkrumbojnë makinën e kryebashkiakut

10 Tetor 2019, 06:06, Kronika CNA

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është shkrumbuar nga flakët gjatë natës që lamë pas.

mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:26, në lagjen ?Lef Sallata?, pranë zyrave të bashkisë.

Po ashtu, burimet theksojnë është djegur plotësisht automjeti tip ?Range Rover? , mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë.

Si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ?Ford?, parkuar në afërsi.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga