web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kontrabandë, dhunë e kultivim narkotikësh”/ Arrestohen tre persona

10 Tetor 2019, 07:10, Kronika CNA

Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë shtetasit:

K.B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale ?Kontrabandë me mallra të tjerë?.
P.D., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale ?Dhunë në familje ?.
A.S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën ?Arrest me burg? për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike? e kryer në bashkëpunim.

Edhe në ditët në vijim në mënyrë të pandërprerë Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës do vijojnë punën për kapjen e personave që cenojnë rendin dhe sigurinë publike me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga