web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horror në sy të tre fëmijëve/ Detaje tronditëse nga “lufta” brenda apartamentit në Kavajë

10 Tetor 2019, 09:36, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e sotme në qytetin e Kavajës ku humbi jetën një person dhe mbeti i plagosur një tjetër.
Përveç gruas 30-vjeçare Marsida Qatja, viktimës Dritan Haxholli dhe shefit të sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi në apartament kanë qenë të pranishëm tre fëmijët e mitur të Qatjas dhe dy miq të saj.
Sipas News 24 Marsida Qatja është duke u hetuar prej disa kohësh për akuzën e mashtrimit përmes asgjensisë turistike që ajo ka.
Rreth orës 23 e 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja.
Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t?u sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së sak. Në këto momente Haxholli është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit duke plagosur atë ku dhe në këto momente shtetasi Bledar Toci ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur./CNA.al





Lajmet e fundit nga