web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja e rëndë në Kavajë/ Zbardhen detajet shokuese

10 Tetor 2019, 06:34, Kronika CNA

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa është plagosur rëndë edhe efektivi i policisë Bledar Toci.

Mësohet se shkak i këtij konflikti të armatosur që la pas një viktimë dhe një të plagosur rëndë është bërë një grua.

Viktima, Dritan Haxholli ka shkuar i armatosur në shtëpinë e ish-të dashurës rreth orës 02:00 të natës për t?u sqaruar pasi ishin ndarë.

Ai ka qëlluar me armë sapo ka hyrë në banesë, ku ndodhej edhe polici i burgjeve i thirrur nga vajza. Ky i fundit është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armën e shërbimit.

Vetë polici, i cili është i afërm i vajzës në fjalë ka mbetur i plagosur, ndërsa ish-partneri i saj, shtetasi Dritan Haxholli ka humbur jetën.

Tronditet Kavaja/ Vritet një person, plagoset një efektiv policie





Lajmet e fundit nga