Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pamja politike shqiptare është sot, më shumë se asnjëherë tjetër, një pikturë krejt absurde dhe kjo nuk është vepër e një piktori të vetëm, por është një përbashkësi talentesh dhe mostalentesh, që dhanë maksimumin e tyre për të bërë këtë që kemi parasysh.
Një qeveri që nuk qeveris, por sulmon politikisht, për të marrë dhe nënshtruar pushtetin e fundit, Presidencën kuptohet, pasiqë çdo gjë tjetër është nënshtruar dhe këndon me gëzim hymnin e skllevërve modern, që tundin si byrzylykë të çmuar, prangat e tyre të arta.
Për ta thënë më thjeshtë, një nga përgjegjësit më interesantë të kësaj që përjetojmë sot, është padyshim Ilir Meta politikan, dhe besimi i tij i përsëritur ndaj Ramës, duke i dhënë këtij të fundit superpushtetin, që për hir të së vërtetës e luajti dhe e luan më mirë se të gjithë të tjerët.
Por tani kjo është një histori e shkuar, e stigmatizuar më 1 Prill 2013, pikërisht dhe aspak një rastësi pa kuptim, Ditën e Gënjeshtrave, me mjeshtrin e madh dhe ende të panjohur plotësisht asokohe, të gënjeshtrës politike, Mjeshtrit Rama pra?
Duke bërë kryeministër Ramën, Meta, gënjeu edhe njëherë veten se duke marrë maksimumin, ay, Rama, nuk do të dëshironte më shumë se aq dhe do të ishte më i kontrollueshëm në ambiciet e tij.
Koha tregoi me të tepërt se, ky ishte vetëm fillimi, hyrja e re e Fillimit te Ri të Ambicies së tij te Re, për të qenë një politikan, aksioner i vetëm dhe kontrollues vetmitar, i të gjitha pushteteve, të cilat i mori ose i bleu më shtrenjtë se të gjithë të tjerët.
Mediat, deputetët, opinionistët, biznesmenët blu, bojëkafe apo të kuqërremtë, pa asnjë lloj paragjykimi apo pavarësisht erës së rëndë të këmbëve të tyre, ende të palara që nga e kaluara e afërt? Të gjithë tani punojnë për kryeministrin, për këtë kryeministër domethënë, që duket se do të marrë rregullisht ditë, edhe nga ditët tona.
Kush mendon ndryshe, apo ka një fije personaliteti të pashkelur ende, ose bën valixhet, ose kërcënohet me varfëri, ose përdhoset nga ushtria e madhe e përdhosësve me pagesë, ose dënohet me padëgjueshmëri të përkohshme apo të përjetëshme, derisa të harroet në humbëtirën e kohës dhe të hapësirës shqiptare?
Sepse, si asnjëherë tjetër më parë nuk ka ndodhur që, nëse mbështet këtë kryeministër, ngrysesh i varfër dhe mund të gdhihesh i pasur, apo nëse je diku në punë, shkulesh prej andej me ose pa rrënjë, sepse ay, Rama, e di që idealet politike në këtë vend, kanë vdekur me kohë dhe se gjithkush e ka një çmim, të cilin kryeministri e paguan dyfish, kryesisht te pronarët e pangopur dhe të pagdhendur shqiptarë, që ai i përbuz me të drejtë në brendësi. Por ata, lëpihen dhe orgazmojnë apo masturbojnë me llogaritë e tyre bankare, se tjetër gjë nuk u ka mbetur derëzezve?
Mirëpo ekuacioni ndryshon dita ditës edhe për Ramën, që nuk e njeh mirë historinë njerëzore, por njeh fare qartë vetëm historinë e bejlerizmit anadollak shqiptar, nga Esat Pash Toptani e tëhu, në të vërtetë një histori kafshësh grabiqare, që kanë shqyer rregullisht Shqipërinë (sot edhe Kosovën që e shqyente dikur vetëm serbi?) dhe e kanë shpenzuar mishin dhe gjakun e saj, në bordellot e Parisit, Londrës apo Vienës, për së paku 100 vjet.
Sot bjelerët-biznesmenë shqiptarë, megjithë çkanë marrë, vetëm ankohen e jargaviten dhe madje edhe bëjnë plane për rrëzimin e bamirësit të tyre, për të gjetur një tjetër, kësaj rradhe pa kërbisht fare, mundësisht një kryeministër që përshembull, u bën edhe masazhe në zonat erotike.
Ramë fitmitari pra, ka një hall që nuk zgjidhet, ushtria e mercenarëve që ka ngritur anembanë Shqipërisë së vogël, kërkon ushqim përditë e përnatë, është mirë dhe e pangopur me oreks dhe të gjykon vetëm me madhësinë e mishit që u vendos në pjatë apo direkt mbi tryezë.
Financat publike nuk ja dalin dot këryre shpenzimeve marramendëse. Droga po bie shumë në sy si mall shkëmbimi, se nga mariuana e butë, po tejkalohet sëtepërmi me heroinën e egër dhe me kokainën lluksoze.
Kështuqë, Rama është në mëdyshje dhe herët a vonë do kërkojë të restaurojë marrëveshjet e vjetra dhe të prishura, me Metën dhe me Lul Bashën, mundësisht t?ua hedhi edhe njëherë tjetër, duke ndëshkuar ca meshkuj zara apo ca femra zare, që ka hedhur në politikë si koka të mençura, por që e kanë tepruar me lloqet e tyre publike kundër kundërshtarëve?
A do të rrezistojë Ilir Meta?
A ka një plan Lulëzim Basha?
Vetëm këtë mendon sot kryeministri, që xhelozon hienat e veta që shqyejnë mish dhe nuk humbin kohë të mendojnë e të vrasin mendjet, dhe vetëm ndreqin dhëmballë dhe mprehin dhëmbët e qenit, që të vijojnë e të shqyejnë.
E kështu, Rama mbetet skllav i skllevërve që mban me pranga të arta, që janë gati ta këmbejnë këtë sojli kryeministër, me ndonjë jokërbishtor tjetër, që u ofron ende më shumë mish, derisa të shuhet fare Shqipëria, e të iki për lesh nëpër botë djelmëria.
E vuan sa më s?ka, ay, Rama, e pikturon vijueshmërisht shumë e shumë zorrë e mëlçi të përgjakura, por askush nuk e ndihmon dot, se kanë frikë edhe ti afrohen këto kohë.
Nga Sali Berisha * Miq, pas votimit te Bundestagut Gjerman ,...
NGA ROLAND QAFOKU*Shkrimtari, poeti dhe nobelisti kilian Pab...
Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzionev...
Lexoja letrat qe Mark Shllaku i dergonte bashkeshortes ne ca...
Nga Lutfi DervishiE diela sot nisi me vizitën në një dyqan c...
Opinioni i Komisionit të Venecias ende nuk është bërë zyrtar...
Prej 30 vjet ata kontrollojnë pushtetin, kanë ndarë pushtet ...
Thelbi i analizës së Komisionit të Venecias është se Preside...
Pas mbërritjes së raportit të Komisionit të Venecias në Tira...
Për të kuptuar më mirë atë që u votua të enjten në Bundestag...
Nga Lutfi DERVISHINjë njoftim rutinë i ambasadës së SHBA-së ...
Reforma zgjedhore është kushti i pestë dhe më “delikati” i G...
Letër e hapur elektoratit dhe politikanëve!Në vëmendje të am...
SHBA, OSBE dhe Bashkimi Europian u investuan që Lulzim Basha...
Avokat politikani i mirënjohur Spartak Ngjela ka postuar një...
Nga Ylli PataNjë skenar me plot gojë surrealist po qarkullon...
Ka një tentativë në ajër me pakëz fare mbështetje anësore ng...
Nga Klodian Tomorri * Përgjithësisht ateistët kanë një ndjen...
Nuk është “Kthimi i Birit Prodigal” të Rembrandit, në versio...
Para pak ditësh kompania Google njoftoi se kishte prodhuar ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...