Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Opinioni i Komisionit të Venecias ende nuk është bërë zyrtar, por përpjekja mediatike e Ilir Metës, për ta zhbërë atë, është në kulmin e saj. Nuk kam ndërmend të polemizoj me zyren presidenciale, që e quan atë paturpësisht ?trakt?, biles dua të them që ia mirëkuptoj hallin.
Deklaratën e Ilir Metës, se do jepte dorëheqjen nga posti, nëse Venecia do ia quante çdekretimin e zgjedhjeve shkelje të Kushtetutës, zyra e tij e shtypit mund ta neutralizojë, vetëm duke quajtur trakt, dokumentin më të rëndësishëm ndërkombëtar për krizën politike shqiptare, ose duke folur për përjetimet e presidentit rreth divorcit të Sokol Ballës.
Nga këndvështrimi i përplasjeve të brendshme politike, opinioni i Venecias është më i rëndësishëm se sa vendimi i Bundestagut për hapjen e negociatave, më i rëndesishëm nga rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e tyre, më i rëndësishëm se vendimet e Parlamenteve te Francës, Holandës dhe të gjithë shteteve anëtare të BE-se, biles edhe më i rëndësishem se vendimi i Këshillit te Ministrave të BE-së për hapjen eventuale të negociatave.
Te gjitha këto vendime politike, kanë lidhje me vlerësimin e Shqipërisë si vend, me meritat dhe dështimet tona si popull. Përpara tyre, ne jemi të gjithë ?Një?.
Kurse tek opinioni i Venecias, hesapet janë të ndara. Kush është me të drejtën ka emër, dhe kush është shkelës dhe dhunues i Kushtetutës, gjithashtu ka emër. Venecia e tregon me gisht të mirin dhe të keqin, për çdo rast dhe për çdo episod të konfliktit tonë politik.
Fakti që i keqi, shkelësi dhe dhunuesi i Kushtetutës në shumicën dërrmuese të analizës, është Ilir Meta, presidenti i Republikës së Shqipërisë, i vënë me vetëdije në shërbim të strategjisë së PD-së dhe LSI-së për ?ndërprerjen e funksionimit kushtetues dhe ligjor të shtetit?, nuk mund të jetë arsye e mjaftueshme për median dhe opinionistët, që ta lexojnë me ?tolerancë?, ?keqardhje?, ?mirëkuptim? e ?shpirtmadhësi?, proçkën presidenciale.
Venecia nuk ka thënë në asnjë rresht të opinionit të vet, se ?presidenti nuk duhet të shkarkohet, sepse shkelja kushtetuese e tij nuk është shkelje e rendë?, siç e kanë shpikur mercenarët e presidentit.
Në opinionin e Venecias thelbi qëndron tek prova e shkeljes, jo tek sugjerimi për ?tolerancë?, që po theksojnë fort gjthë ditën grupi i gatshëm i shtypit i Presidencës.
A thua opinioni i Venecias ka dalë që të shërbejë si ?dekret për falje dënimi? për presidentin, apo është ?autorizim? që ai dhe Berisha të vazhdojnë të hedhin në erë shtetin, sikurse bënë me zgjedhjet e 30 qershorit!!!
Për ata që dinë, apo kanë lirinë të lexojnë opinionin, Venecia nuk ka thënë se shkeljet e presidentit nuk janë të rënda, sepse ky gjykim nuk mund të jetë veçse gjykim sovran i Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese shqiptare.
Që Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese shqiptare ta japin këtë gjykim, ato duhen lejuar të merren me çështjen, të shqyrtojnë shkeljet, t?i çmojnë ato, në kontekstin e zhvillimeve konkrete historike, si dhe te vleresojnë saktësisht dhe me baza, rreziqet dhe dëmet që mund t?i vinin rendit kushtetues nga shkeljet presidenciale.
Ka sens të thuhet fjala vjen, që Venecia sugjeron që Parlamenti ?ta falë? presidentin, sepse dëmi qe ai u përpoq te shkaktonte nuk erdhi, zgjedhjet u zhvilluan dhe asgjë e keqe nuk ndodhi. Por Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese janë të detyruar të analizojnë më thellë dhe më në detaje se kaq.
Presidenti sigurisht që mund të falet, por për këtë të paktën duhet një argument në favor të tij, p.sh dikush nga Presidenca të thotë se ai u përpoq të korrigjonte ?gabimin? që bëri, se ?ai ka kontribut në eleminimin e pasojave ndaj rendit kushtetues?, apo se ?ai tregoi apo po tregon pendesë të thellë për veprimtarinë e tij kundër rendit kushtetues, aq sa kjo krijon bindjen se ai nuk do të jetë më në të ardhmen kërcënim për interesat kushtetuese të shtetit dhe funksionimin e ligjshëm të institucioneve të tij.
Por Ilir Meta aktualisht mbron dhe shkeljen kushtetuese, dhe të drejtën për t?u falur. Kjo nuk funksionon bashkë kurrë.
Venecia është marrë vetëm me shkeljen kushtetuese të çdekretimit, jo me historikun e shkeljeve të Kushtetutës nga ana e Ilir Metës, presidentit. Ndaj Venecia kujdeset që t?i sugjerojë Parlamentit se, kur të kryejë procedurat e shkarkimit, të ketë kujdes të provojë, se presidenti është përsëritës në shkelje, sepse Kushtetuta kërkon më shumë se një shkelje të rëndë, për të kryer impeachment-in.
Venecia është neutrale në trajtimin e rastit, sikurse është edhe profesionale. Sa kohë që në mandatin e saj, nuk bënin pjesë analiza e konflikteve të hapura me ekzekutivin dhe Parlamentin për dekretimin e ministrave, ajo nuk mund të merrej me analizën e tyre.
Por per Parlamentin nuk është e vështirë të analizojë nëse mosdekretimi i ministrit të Brendshëm, apo mos dekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm është tejkalim i ngjashëm i kompetencës kushtetuese, sikurse ishte ç?dekretimi i zgjedhjeve, se mosdekretimet e ministrave bëheshin në sintoni me përpjekjet e opozitës për të penguar funksionimin kushtetues dhe ligjor te institucioneve, bëheshin për të sjellë destabilitet kushtetues, apo për të penguar funksionimin normal të qeverisjes, apo jo.
Nëse Parlamenti gjykon se ngjarjet kanë qenë të ngjashme dhe i kanë shërbyer të njëjtit qëllim politik, atëhere shkelja e rëndë dhe e përsëritur e Kushtetutës është provuar, dhe konteksti kushtetues i shkarkimit është ezauruar.
Venecia i sugjeron Parlamentit që të ushtrojë diskrecion në ushtrimin e kompetencës që ka.
Parlamenti mund të provojë shkeljen e rëndë të Kushtetutës, por ai ka kompetencë të peshojë midis interesave kushtetuese dhe, nëse gjykon se shkarkimi i presidentit mund të shkaktojë ?kapjen? e institucionit nga maxhoranca, atëherë Parlamenti mund edhe ?ta falë? Metën, sepse kapja e presidentit nga maxhoranca, në kushtet kur ajo ka fituar kaq shumë pushtet, mund të bëhet i dëmshëm për sistemin e ?checks and balances? të Kushtetutës.
Mbrojtja e ?checks and balances? mund të jetë një interes më madhor, sesa nevoja për ndëshkimin e presidentit dhunues.
Edhe ky sugjerim racional i Venecias mund të trajtohet vetëm në kontekstin e zhvillimeve historike. ?Checks and balances? është vërtet interes madhor kushtetues, që mund të ?falë? edhe presidentin dhunues, por falja mund të bëhet vetëm nëse presidenti tregon pendesë dhe reflektim të thellë, nëse ai jep garanci publike, se nuk do abuzojë më me kompetencen kushtetuese.
Ne rast të kundërt, Parlamenti duhet të vijojë me shkarkimin, sidomos në emër të parimit ?checks and balances?. Kontrolli dhe balancimi kanë vlerë vetëm nëse ushtrohen në përputhje me Kushtetutën. Po u përdorën në kundërshtim dhe në shkelje te saj, atëhere ato kthehen në armikun më të rrezikshëm të Kushtetutës.
Tani qe opinioni i Venecias është bërë publik dhe shkelja e Kushtetutës nga presidenti i Republikës është faktuar, opinioni publik nuk ka nevojë të bëhet viktimë e çoroditjes mediatike. Njerëzit kanë nevojë të dijnë ca të vërteta tepër të thjeshta, jo nga opinionistët, por nga aktorët e çështjes:
A është penduar Ilir Meta për shkeljen e rëndë të Kushtetutes?
A e pranon që është bërë vegël në një lojë të rrezikshme ?për të ndërprerë funksionimin kushtetues dhe ligjor të shtetit?, siç thotë opinioni i Venecias?
A është gati t?u kërkojë falje shqiptarëve dhe të premtojë se nuk do të dhunojë më Kushtetutën?
A do ta çojë maxhoranca deri ne fund procedurën e shkarkimit, me transparencë dhe duke dhënë llogari publike për vendimmarrjen e saj?
Nese po, a është e gatshme shumica që procedurën e shkarkimit ta zhvilloje në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e Kushtetutës, me paanësi, gjakftohtësi, transparencë dhe llogaridhënie?
Nese po, a është ajo e gatshme të japë garanci, se nuk do ta shfrytëzojë vakancën për të kapur edhe këtë institucion?
Nese po, a është e gatshme ajo që të mbështesë kandidaturën që kënaq më mirë parimin ?zgjedhim kandidatin që jep më shumë garanci për funksionimin e ?cheks and balances??
Opinioni i Venecias është një ngjarje e madhe për politikën shqiptare, sepse është i kthjellët, i qartë, i drejtpërdrejtë dhe i saktë.
Mos lejoni tua shkatërrojne mercenarët!
Dhe akoma më keq, mos lejoni të konsolidohet e drejta e presidentit për të poshtëruar vendin duke shkelur Kushtetutën për një axhendë politike, që synoi rrëzimin e rendit kushtetues.
Prej 30 vjet ata kontrollojnë pushtetin, kanë ndarë pushtet ...
Thelbi i analizës së Komisionit të Venecias është se Preside...
Pas mbërritjes së raportit të Komisionit të Venecias në Tira...
Për të kuptuar më mirë atë që u votua të enjten në Bundestag...
Nga Lutfi DERVISHINjë njoftim rutinë i ambasadës së SHBA-së ...
Reforma zgjedhore është kushti i pestë dhe më “delikati” i G...
Letër e hapur elektoratit dhe politikanëve!Në vëmendje të am...
SHBA, OSBE dhe Bashkimi Europian u investuan që Lulzim Basha...
Avokat politikani i mirënjohur Spartak Ngjela ka postuar një...
Nga Ylli PataNjë skenar me plot gojë surrealist po qarkullon...
Ka një tentativë në ajër me pakëz fare mbështetje anësore ng...
Nga Klodian Tomorri * Përgjithësisht ateistët kanë një ndjen...
Nuk është “Kthimi i Birit Prodigal” të Rembrandit, në versio...
Para pak ditësh kompania Google njoftoi se kishte prodhuar ...
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me deklaratat e ministres ...
Një llambë e lodhur me ndriçim të zbehtë varur në mes të tav...
Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo...
E gjithë qeveria u ngrit në këmbë duke akuzuar një segment t...
Bashkia njoftoi që i mirëpret të gjithë që të paraqiten pers...
O njeri i degjeneruar Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...