web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha uron Kurz për fitoren/ Shembull kurajo dhe moraliteti qytetar  

30 Shtator 2019, 11:53, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar kancelarin Sebastian Kurz për fitoren e zgjedhjeve në Austri.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha zbulon se mbrëmë ka komunikuar personalisht me Kurz, të cilin e quan shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

?Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për ?pazare? për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.?-shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë:

Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për ?pazare? për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga