web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zëri i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë”/ Andi Përmeti merr rolin e rëndësishëm

29 Shtator 2019, 19:03, Politikë CNA

Me ndryshimet e reja, në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar të mbahet një seancë plenare një herë në muaj për të diskutuar për problemet e evidentuara nga qytetarët.

Kjo do të thotë që qytetarët tashmë do të kenë një ?zë përfaqësues? për çdo shqetësim dhe problem që ata kanë.

Por praktikisht është e pamundur që deputetët të njohin dhe dëgjojnë çdo problem të qytetarëve, pavarësisht takimeve që ata realizojnë gjatë ditës.

Andi Përmeti, deputet i Bindjes Demokratike, fton të gjithë qytetarët e qarkut të Korçës, por jo vetëm, ta kontaktojnë në adresën e tij, duke premtuar kështu të bëhet zëri i tyre përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë.

Postimi i plotë

Une do jem zeri i qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise.

Me ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit eshte percaktuar nje seance parlamentare ne muaj per te diskutuar per problemet e evidentuara nga qytetaret. Nje mundesi me shume per tu bere drejtpersedrejti zeri i problemeve te qytetareve.
Edhe pse une jam ne kontakt te perditshem me banoret e qarkut te Korces dhe me qytetare ne te gjithe Shqiperine eshte praktikisht e pamundur te degjosh dhe te njohesh cdo problem qe shqeteson banoret e qarkut Korce dhe shqiptaret ne cdo qytet.
Per sa me siper ju ftoj qe per cdo problem qe shqeteson banoret e qarkut Korce ose shqiptaret kudo qe ndodhen te me kontaktojne te adresa e meposhtme dhe une do jem zeri i tyre ne Kuvendin e Shqiperise./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga