web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Enver Hoxha në mbledhjen e PD-së/ Jemin Gjana: Kujdes nga spiunët e Ramës!

29 Shtator 2019, 17:35, Politikë CNA

Pas takimit të djeshëm me 61 kryetarët e degëve nëpër rrethe kryetari i PD-së, Lulzim Basha,ka patur paraditen e sotme një tjetër takim, me anëtarët e Kryesisë dhe ish deputetët e Grupit parlamentar të partisë që drejton.
Sikurse kemi raportuar edhe më parë mbledhjen e ka hapur kryetari Basha, i cili ka parashtruar strategjinë e ditëve të ardhëshme, me pesë pika kryesore, lidhur me aksionin opozitar.

Pasi ka shprehur edhe njëherë bindjen se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore, Kreu i demokratëve u ka kërkuar ish  deputetëve të shkojnë të punojnë në zonat e tyre. Më tej ua ka lenë fjalën të pranishmëve.

Anëtari i Kryesisë, Jemin Gjana, ka qenë ndër më “konstruktivët” në diskutimin e tij me thirrjen “Kujdes! Brenda partisë kemi ende elementë që i shërbejnë Ramës”, duke i dhenë mbledhjes ngjyrimin e takimeve “speciale” të partisë së Enver Hoxhës, ku bëhej thirrje për vigjilencë nga armiqtë e brendshëm të partisë.

Kryetar, unë shoh që situata e zgjedhjeve mund të shkojë dhe në 2021 dhe duhet përgatitje. Partia Demokratike duhet  të ketë kujdes nga elementë që e kanë nisur që në 2009 bashkëpunimin me Ramën dhe e vazhdojnë edhe sot. Unë kam folur për ta sa herë kam mundur por duhet të kihen kujdes”, ka artikuluar Gjana.

Por ai që e ka sjell me emër e mbiemër ish diktatorin komunist në takimin e sotëm të Kryetarit me Kryesinë, ka qenë Tomorr Alizoti, i cili e ka nisur fjalët e tij me filozofin antikomunist Hegel dhe e ka përfunduar me Enver Hoxhën.

“Nëse flasim për Hegelin ai thotë që duhet përplasur teza me antitezën që në fund të arrijmë një sintezë. Unë për një kohë kam bërë antitezën por tani ka ardhur koha që të arrijmë në një sintezë. Duhet të jemi të qartë që situata është e turbullt dhe ne duhet të pranojmë që misionin që nisëm nuk e perfundojmë dot. Ne duhet ta ndajmë nëse do shkojmë në zgjedhje me reformën elektorale apo do shkojmë me Ramën në zgjedhje. Në lidhje me armiqtë në parti ata t’ia leme Enver Hoxhes”, është shprehur në ligjëratë të drejtë Alzioti duke ironizuar Jemin Gjanën për thirrjen e tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga