web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet drafti i ministrave të jashtëm të BE për negociatat/ Lajme të mira për shqiptarët

30 Shtator 2019, 10:22, Politikë CNA

Agjencia prestigjioze e lajmeve Bloomberg, ka zbardhur draftin e komunikatës së mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE dhe që përgatit rezolutën e Këshillit Evropian, për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Bloomberg, në draft thuhet se ?në dritën e progresit të arritur në drejtim të reformave, (Këshilli Evropian) vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?.

Drafti, tashmë duhet të miratohet në mbledhje.

Bloomberg po ashtu thekson se në një draft të mëparshëm, nuk përfshihej rekomandimi nga krerët e diplomacisë së BE për të hapur negociatat, duke konkluduar kështu se qendrimi i Unionit ka ndryshuar drejt pranimit për hapjen e negociatave.

Sipas agjencisë, mendimi zotërues tani në BE është se hapja formale e negociatave me dy vendet do të japë një shtytje të mëtejshme për lidhjen më të ngushtë të rajonit të turbulluar të Ballkanit me Perëndimin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga