LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga ish-zyrtari i Berishës, tek e "preferuara" e Ramës/ Kush pritet ta zëvëndësojë Sonila Qaton

20 Shtator 2019, 13:11, Aktualitet CNA

Rreth tre ditë më parëm CNA.al paraljamëroi shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, se pas skandalit me tenderat dhe akuzat e shumta.

Ndërkohë, rreth mesditës së djeshme, Qato mbajti një qëndrim publik në rrjetet sociale, duke luajtur me variantin e dorëheqjes, që në fakt është një shkarkim.

Por, fakti është se Qato është shkarkuar nga detyra dhe për të shmnagur pasoja të tjera dhe për të qetësuar gjithçka ka ndodhur  dhe skandalet në të cilat është përfshirë ARRSH, Qato është larguar nga detyra, një ?lojë? e kjo e hershme e Rilindjes.

Por, kush do ta zëvëndësojë Sonila Qaton.

Fillimisht u përfol se në krye të ARRSH-së, pas largimit të Sonila Qatos do të emërohet Vasilika Vjerro, ish-drejtoresha e Tatimeve e larguar nga kryeministri Edi Rama, për performancë të dobët.

Vjerro ka mbajtur më parë detyra të rëndësishmë edhe në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga kryeministri aktual Edi Rama.

Por, ndërkohë, në media po qarkullon edhe një emër tjetër që mund të zëvëndësojë Sonila Qaton, në krye të ARRSH-së.

Bëhet fjalë për Admir Abrijan, një ish-zyrtar i lartë i qeverisë Berisha?, por shumë pranë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili së fundi duket se po merr nën kontroll Partinë Socialiste. Admir Abrija, përveç mbështetjes së Veliajt, duket se e ka suportuar dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, që mesa duket e ka shumë ?xhan?.

Më poshtë sjellim CV të dy kandidaturave që mesa duket kërkojnë të marrin drejtimin e ARRSH-së:

Vasilika Vjerro është e specializuar në administrim biznesi dhe në administrim publik, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, në vitet 1994 ? 1998.

Nga viti 2001-2003 ka kryer një master në administrim publik në Universitetin e Nebraska, Amerikë.

Shtator 2001 – Dhjetor 2002, Drejtoreshë e Përgjithshme e Departamentit të Legalizimit në Bashkinë e Tiranës.

Dhjetor 2002 – Dhjetor 2007, ka qënë Drejtoreshë e Përgjithshme, Departamenti i Taksave Lokale, Tarifave dhe Tregjeve të Hapura në Bashkinë e Tiranës.

Janar 2008 – Shtator 2011, dejtoreshë e Departamentit të  planifikimit strategjik në Bashkinë e Tiranës.

Shtator 2016 – Mars 2019,  drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve dhe Doganave.

Admir Abrija është diplomuar për Filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë (1997 ? 2001).

Më pas nga viti 2001 deri në vitin 2002 ka kryer studimet për Akademinë Ushtarake dhe një kurs policie.

Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka përfunduar studimet në fakultetin e Drejtësisë ?Luigj Gurakuqi? Shkodër.

Punën e parë ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas bëhet zëdhënës i institucionit.

Për 8 muaj ka punuar si Shef Sigurie në Presidencë, gjatë kohës kur kryetar shteti ishte Bamir Topi.

Në vitin 2012 merr postin e Drejtorit të Kufirit në Gjirokastër. Në vitin dhjetor të vitit 2013 bëhet zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave, ku pati nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimin.

Në vitin 2015, me ardhjen e Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, Abrija emërohet administrator i Farkës./ CNA.al

CNA.al paralajmëroi shkarkimin/ Sonila Qato largohet nga detyra

Lajmet e fundit nga