Connect with Us

Alizoti “plas bombën” në Gjykatë/ Salianji na ofroi 200 mijë euro

Kronika

Alizoti “plas bombën” në Gjykatë/ Salianji na ofroi 200 mijë euro

Publikuar

-

Fredi Alizoti, i implikuar në dosjen “Babalja” ka dëshmuar sot në Gjykatën e Tiranës, ku ka pranuar akuzat e kallëzimit të rremë  dhe rrëfeu se ai me Albert Veliun, kanë bërë audio përgjimin.

Para trupës gjykuese, Alizoti është shprehur se plani ka qenë për në shtator të vitit 2017, por nuk u realizua, pasi Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë.

Më pas i kishte kërkuar sërish Alizotit, ky i fundit tha se ka pranuar ta bënte, pasi bëhej fjalë për 200 mijë euro, që sipas tij, ia ka premtuar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Për më tepër, sipas Alizotit edhe stilolapsat për përgjimin, u aka siguruar pikërisht ish-deputeti Salianji.

“Plani ka qenë për në shtator të vitit 2017-ës por nuk u realizua pasi Albert Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë. Salianji na ofroi 200 mijë euro kundrejt përgjimit. Lekët nuk na i dha prandaj u shtyva për të treguar të vërtetën”, është shprehur Alizoti.

LEXO EDHE:  Akuza e deputetit/ KLP në funksion të Ramës

Avokati Indrit Sefa gjithashtu ka pyetur Alizotin, për disa përgjime ku Alizoti fliste miqësisht me drejtorin e Policisë së Fierit.

“Nuk i kam miq, por te ata ndihesha i sigurt”, tha Alizoti teksa i përgjigjej pyetjes së avokatit.

Sefa shtoi se personaliteti i të pandehurit nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë./CNA.al

“Babale” dhe “Xhisiela”/ Heronjtë e humbur të Bashës

“Audio-përgjimi”/ Albert Veliu akuza klasës politike

“Audio-përgjimi”/ Albert Veliu akuza klasës politike

Deklarata e fortë e Babales/ Deputeti që më ndjek më ka ofruar 150 mijë dollarë

“Babale”/ Apeli jep vendimin për Alizotin dhe Olldashin

Çështja “Babale”/ Gazment Bardhi paraqitet në gjykatë  

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bllokimi i tragetit me mbetje të rrezikshme/ Drejtoria Detare sqaron aksionin: Ishte penalizuar disa herë

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar anijen, e cila u ndalua një ditë më parë në Portin e Vlorës duke transportuar mbetje të rrezikshme, ndërsa u vunë në pranga 6 perosna.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu.

Ndreu bën të ditur se nga inspektimi i kryer është konstatuar se dokumentacionin e anijes “S.T. Damian”, rezultoi se mallrat që kishte në bord nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin, teksa janë marrë edhe deklarimet e kapitenit dhe oficerëve të anijes.

“Grupi i inspektimit i përbërë nga inspektorët e Kontrollit Shtetëror Portual bën inspektimin e detajuar të gjithë procedurës së këtyre mallrave dhe morën dhe deklarimin e kapitenit dhe të oficerëve të anijes. Në dokumentacionin e saj rezultoi që këto mallra nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin. Në këto kushte ne kemi bërë bllokimin e anijes deri në vendimin përfundimtar të organeve të specializuara dhe vlerësimin e materialeve të rrezikshme”, u shpreh Ndreu.

Sipas tij anija në fjalë ka shkelur disa prej Konventave Ndërkombëtare teksa sqaron se kjo kompani ka qenë në vëzhgim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme Detare pasi është konstatuar edhe herë të tjera për vepra të kundra ligjshme detare, madje ka pasur dhe penalzime ndaj saj.

LEXO EDHE:  Shkrirja e Akademisë/ Ish-deputetja demokrate shpërthen në akuza

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri shpërthen në sulme e akuza ndaj Ilir Metës

Kjo anije dhe kjo kompani ka qenë problematike edhe më parë. Ne kemi marrë gjithmonë masa dhe e kemi mbajtur në vëzhgim dhe monitorim për shkeljet që ka kryer, por ky rast është shumë i rëndë, pasi transporti i këtyre mbetjeve krijon një precedent shumë të rrezikshëm për shëndetin edhe të pasagjerëve që udhëtojnë me këtë anije, por edhe të vendeve ku ato groposen. Pas vlerësimit të situatës dhe inspektimit të detajuar nga kontrolli shtetëror portual ne ditën e nesërme do të bëjmë dhe njoftimin e shtetit të flamurit, pasi kjo është një anije me flamur të huaj dhe si anije me flamur të huaj ajo ka disa të drejta dhe disa detyrime në shtetet në të cilat operon”, sqaroi drejtori Ndreu.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Iu shisnin kokainë klientëve të prostitutave/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet M.E., 34 vjeç, me banim në Torino, dhe G.E., 37 vjeç, po ashtu me vendbanim në Torino.

Të dy shisnin kokainë në Via Pietro Cossa, kryesisht për klientët e prostitutave që kalonin nëpër trotuaret midis Piazza Massaua dhe Via Pietro Cossa, shkruajnë mediat italiane.

Dy shqiptarët u dërguan në burgun “Lorusso e Cutugno” dhe u vendosën në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap duke transportuar lëndë narkotike/ Policia jep detaje nga arrestimi i doganierit

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e doganierit në Qafë Botë pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip “Toyota” ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa.

Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′.
Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet

LEXO EDHE:  Akuza e deputetit/ KLP në funksion të Ramës

LEXO EDHE:  Shkrirja e Akademisë/ Ish-deputetja demokrate shpërthen në akuza

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

LEXO TE PLOTE