Connect with Us

Çështja “Babale”/ Gazment Bardhi paraqitet në gjykatë  

Kronika

Çështja “Babale”/ Gazment Bardhi paraqitet në gjykatë  

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka shmangur shoqërimin e detyrueshëm, duke u paraqitur vetë në Gjykatë, për seancën gjyqësore në lidhje me çështjen “Babale”.

Kujtojmë këtu se në lidhje me çështjen në fjalë, prokuroria e Tiranës ka marrë si të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Bëhet fjalë për rastin e përgjimit të publikuar dhe në media, ku pretendohej se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është kapur në përgjime, duke bërë pazare droge.

I pyetur nga prokuroria se si i ka rënë në dorë audio përgjimi, Bardhi deklaroi se ka qenë një investigim investigim gazetaresk. Ai ka theksuar se “pas denoncimit të PD Agron Geron Xhafaj vuajti dënimin”.

Në seancën e sotme, ku po dëshmon Gazment Bardhi, ka qenë i pranishëm vetëm Fredi Alizoti, pasi ish-deputeti Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, gjithashtu i pandehur mungonin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër të lënduarit e tërmetit në Spitalin e Traumës.

Manastirliu tregoi numrin e qytetarëve që momentalisht po marrin ndihmë mjekësore si dhe angazhimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e situatës.

“Pash nga afër gjendjen e të lënduarve, janë aktualisht duke marrë shërbim 21 qytetarë. Në total kanë qenë 52 qytetar që kanë marrë shërbim dhe janë larguar.

Të gjithë ata që vazhdojnë të jene në spital, po marrin trajtimin e nevojshëm.

Të gjitha strukturët janë në gatishmëri të plotë.

Janë 67 qytetar që kanë marrë shërbim në spitale në total, nga të cilët 15 kanë qenë në Durrës.

E rëndësishem është të ruajmë qetësinë. Vlerësimet do të bëhen hap pas hapi. Ne jemi këtu në gatishmëri të qytetarëve”, theksoi Manastriliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lëkundet sërish vendi/ Ja epiqendra

Publikuar

-

Nga

Të tjera lëkundje janë shënuar para pak minutash.

Epiqendra ka qenë në Vorë ndërsa forca 4.4 ballë e shkallës Rihter.

Kujtojmë që tre lëkundje të tjera u ndjenë më herët duke lënë 52 persona të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rritet bilanci/ 51 të lënduar transportohen në Spitalin e Traumës

Publikuar

-

Nga

Pak orë pas tre tërmetëve të një pas njëshëm që tronditën vendin numri i banorëve që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës ka arritur në 51.

Mësohet se qytetarët kanë marrë dëmtime në pjesët e ndryshme të trupit, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Ndërkohë që dëmet material janë të shumta. Në Helmes janë shembur disa shtëpi, ndërsa në kryeqytet një pjesë e pallateve kanë pësuar plasaritje./CNA.al

LEXO TE PLOTE