web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atenat ndaj dy policëve në Elbasan/ Artan Hoxha jep alarmin: Janë zhdukur pamjet

12 Shtator 2019, 13:55, Kronika CNA

Në vitin 2016, Elbasani është tronditur nga të shtënat që zgjatën rreth dy minuta.

Në atë kohë u raportua se në afërsi të parkut ?Rinia? është hapur zjarr mbi mjetin e efektivëve të policisë, të cilët gjithashtu u janë kundërpërgjigjur me armë të llojit pistoletë.

Pas të shtënave, civilët kanë kërkuar përforcime, por autorët e familjes Çapja janë larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Sot, Gazetari Artan Hoxha,  i ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka dhënë alarmin se janë zhdukur pamjet e sulmit me armë ndaj policisë.

“Në qershor të vitit 2016 janë sulmuar forcat operacionale të Policisë së Shtetit, duke u goditur nga tre persona të armatosur. Këta dy punonjës kanë qenë në gjurmim nga mjet i blinduar dhe  janë gjendur në sulm. I kam parë ato pamje, por nuk janë më as në prokurori as në gjykatë. Nuk e di kush i ka zhdukur. Policia është sulmuar me zjarr të panderprerë dhe është fat i madh që ata janë gjallë. Kjo ka ndodhur në mes të qytetit”, ka thënë Hoxha.

Sipas të njëjtit edhe sot Policia e Shtetit e ka të vështirë të hyjë në këto zona për ngjarjet e mëparshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga