Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Gjykata e Krimeve të Rënda e shtyu për në 19 shtator vijimin e procesit gjyqësor për rastin Saimir Tahiri, ish-ministrit të Brendshëm. Rifillimi i gjyqit të martën bëri publike përfundimin e hetimeve dhe pretencën e prokurorëve: 12 vjet burg për Tahirin, të akuzuar për veprën penale të bashkëpunimit me një grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë, në periudhën 2013-2015, kur ai ishte Ministër i Brendshëm në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama.
Dënimi apo dhënia e pafajësisë nga Gjykata shihet si test për Drejtësinë e reformuar të Shqipërisë, si test i të bërit prej saj drejtësi dhe hedhjes poshtë të kompromiseve politike.
Tahiri: kam besim tek drejtësia, jam i pafajshëm
Ish-ministri Tahiri tha të martën, pas pretencës së akuzës, se ka besim tek drejtësia dhe kërkoi pafajësi. Ai tha se e pret me padurim seancën e 19 shtatorit, pasi ? është i pafajshëm” dhe ndaj tij po bëhet ? një proces gjyqësor i stisur, i gënjeshtërt me akuza të pabazuara në prova?.
? Ato që thotë Prokuroria shqiptare janë gënjeshtra dhe antimafia italiane i ka hedhur poshtë. Kam dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit, që të përballem me drejtësinë si qytetar. Kam refuzuar t?i përgjigjem akuzave të Prokurorisë duke shpresuar se e vërteta do dalë në dritë?, deklaroi Tahiti pas përfundimit të seancës.
Ende në politikë ata që iu fshehën drejtësisë
Shpresë tek drejtësia dhe njëherazi sulm ndaj saj. Me këtë kombinim ish-ministri Tahiri mbrojti të martën qëndrimin e tij lidhur me akuzat e prokurorisë. “Në këtë vend ka deputetë që kanë vrarë njerëz dhe nuk kanë shkuar as në Prokurori, kurse unë kam dhënë dorëheqje si deputet. Ata që i fshehën drejtësisë, sot janë në politikë. Praktika ka treguar se sot i ke në krye ata që kanë akuza për vrasje njerëzish dhe për vjedhje stratosferike?, deklaroi Tahiri për gazetarët pas përfundimit të seancës por pa përmendur emra.
Prokuroria hetime për lidershipin socialist?
Tahiri duket, se e ka vënë në vështirësi organin e akuzës që dha pretencën ndaj tij për 12 vjet burg, kur u ndal në domethënien e një përgjimi, që i përket vitit 2013 dhe fushatës së PS për zgjedhjet parlamentare të 2013, që sollën PS në pushtet.
“Nëse Prokuroria ka një përgjim, ku ministri i Brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, kur kisha vetëm 1 muaj në detyrë ndërkohë dhe dy trafikantë bisedonin që ai merr 5 milionë euro apo harxhon 20 milionë euro në fushatë elektorale, nëse Prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim duhet të bënte hatanë, nuk duhet të kursente njeri pa hetuar, duhet të kishte hapur hetim pas hetimi, ç’është ky njeri, kjo parti, këta njerëz që harxhokan 20 milionë euro në një fushatë elektorale”, tha Tahiri.
Drejtësi nga drejtësia
Procesi gjyqësor ndaj ish-inistrit të Brendshëm Tahiri është i pari në Shqipëri, që po zhvillohet nga drejtësia e reformuar, me gjykatës dhe prokurorë që kanë kaluar vettingun. Në këto rrethana, vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk e pret me padurim vetëm ish-ministri i Brendshëm Tahiri por edhe qytetarët. Ata presin që drejtësia e reformuar të bëjë drejtësi, që Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të veprojë dhe përligjë pritshmëritë e tyre për drejtësi të pavarur nga politika, profesionale dhe të pakorruptueshme. Në pothuaj tri dekada pandëshkueshmëria e politikanëve të lartë erdhi dhe u betonizua në Shqipëri.
E shkuara, jo e largët, ofron raste flagrante të këtij realiteti. Ndër to më të spikaturat janë trazirat e vitit 1997, kur shembja e skemave piramidale e ?oi vendin në prag të luftës civile, kur popullsia civile hapi depot e armëve dhe u armatos, kur bandat kriminale lulëzuan. Por viti i mprapshtë 1997 ka mbetur, edhe sot e kësaj dite, në errësirën e kompromisit politik mes dy palëve. I kryer para 22 viteve, ai kompromis, rezultoi fatal: i hapi rrugën mbylljes për arësye proceduriale të hetimeve për korrupsion dhe ” avullimin? e 230 milion eurove në projektin për ndërtimin e rrugës Durrës ?Kukës në vitin 2010, vrasjes së 4 qytetarëve, protestues të parmatosur në 21 janar 2011 apo kanabizimit të Shqipërisë pas shkatërrimit të fortesës së drogës në Lazarat, në 2014. Bërja drejtësi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, dënimi i tij me burg ose dhënia e pafajësisë duhet të dëshmojë të jetë fillimi i fundit të kompromiseve të tilla politike dhe i të bërit drejtësi.
Qytetarët e Shqipërisë, BE dhe SHBA , që kanë investuar fonde të mëdha financiare dhe ekspertizë për kryerjen e reformës në Drejtësi presin ndëshkimin e ish-politikanëve të lartë në pothuaj tri dekada si edhe politikanëve të lartë apo atyre aktualë për korrupsion, abuzim me fonde publike apo akte kriminale./DW
Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në D...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot emrat e tetë kandi...
Pas “furtunës” së shkarkimeve në Kadastrën e Vlorës, mësohet...
Agim Kajmaku dorëzon zyrtarisht në policinë shkencore shenja...
Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës mbr...
Mbrëmjen e djeshme është vetëdorëzuar në policinë e Korçës, ...
Forcat speciale të policisë gjermane zhvilluan kontrolle në ...
Në studion e emisionit “Repolitix” po diskutohet rreth temës...
Një zjarr i madh është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytet...
Policia ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes me arm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lezhë.M...
Policia italiane ka mundur të shkatërrojë një bandë të trafi...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin ...
Gjykata për Krime të Rënda e ka shtyrë seancën e gjykimit të...
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që nga tetori i vit...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me procesin gjyqë...
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga thirrja e Prokurores ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka marrë vetë në dor...
Gjykata për Krimet e Rënda vijon seancën gjyqësore ndaj ish-...
Një tjetër operacion riatdhesimi i shtetasve, që kanë kërkua...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...