Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të mbahet mend për skandalet e saj në krye të organit të akuzës.
Pas skandalit që orkestroi me çështjen “Shullazi” tek Krimet e Rënda vjeshtën e vitit të kaluar, Arta Marku sërish pak muaj më vonë zuri vendin kryesore në media, me skandalin e radhës.
Në muajin Prill të këtij viti gjatë mbledhjes së Asamblesë së Prokurorëve, për të zgjedhur anëtarin e KLP-së, Arta Marku u përfshi në sherr me prokurorët.
Marku, në vend që të gjente argumenta ligjorë për të bindur kolegët, përdori arrogancës, duke i kërkuar prokurorit Sokol Malaj të dilte jashtë, pasi mbledhjen e drejtonte ajo.
Në fakt situata i kishte dalë jashtë kontrollit dhe Marklu thjesht po tentonte të bindte veten se drejtonte ajo.
Gjithsesi votimi për kandidatin e KLP-së u bë dhe Vatë Staka u zgjodh me 135 vota të vlefshme dhe 81 vota të pavlefshme.
Përtej asaj që thuhet se Vatë Stakaj shkoi në KLP, në bazë të një skenari të mirëorganizuar me qëllim që të bëhej pjesë e klanit të Arta Markut në Këshill, për t’u përdorur sa herë ti duhej asaj dhe Rilindjes, i gjithë procesi i zgjedhjes është ndjekur nga Komisioni i Monitorimit.
Anëtarët e Komisionit të Monitorimin, Lindita Rusmajli, Petrit Plloçi, Irena Nino dhe Saimir Vishaj, në raportin e hartuar mbi këtë proces janë ndalur tek problematikat.
Problematikat
CNA.al ka siguruar raportin Komisionit të Monitorimit të cilin po e sjell më poshtë.
Sipas urdhërit A2/1. datë 08.04.20149 të Prokurorit të Përgjithshëm “Për miratimin e fletës tip të votimit për anëtarin prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”. prokurorët votuan me një fletë votimi, e cila kishte vetëm një emër (kandidaturën e vetme të paraqitur) dhe vetëm një kuti përbri saj për të bërë shënimin votuesi.
Komisioni i monitorimit konstaton se miratimi i fletës së votimit me një kandidat, vetëm me një kuti, ku mund të shprehet vullneti i zgjedhësit, e detyron votuesin të shprehë vullnetin vetëm në dy mënyra: të shënojë (x, -) në kuti ose të mos shënojë.
Kjo mënyrë votimi imponon vetëm dy rezultate numërimi: votë pro ose votë e pavlefshme, duke rritur kështu artificialisht numrin e votave te pavlefshme.
Është lehtësisht e kuptueshme se 81 vota që nga komisioni i votimit u cilësuan si vota të pavlefshme (37,5% të numrit total të votave të hedhura), janë në fakt votë kundër kandidaturës së vetme të paraqitur.
Por, cilësimi i tyre si vota të pavlefshme del nga leximi i nenit 115 “Numërimi i votave dhe shpallja e rezultatit” i Ligjit nr.I 15/2016. pika 2. ku parashikohet se: “Fletët e votimit ndahen në vota të vlefshme ose të pavlefshme.
Fletë të vlefshme janë fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërin nga kandidatët.
Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur: fleta e votimit nuk ka të njëjtat elemente të miratuar nga komisioni i votimit; në fletër e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të kandidatëve, kur është votuar për më shumë se një nga kandidatët, kur nuk është votuar për asnjë nga kandidatët, kur nuk është e qartë se për cilin kandidat kanë votuar dhe kur është votuar për një person që nuk është regjistruar si kandidat në fletën votimit.
Në fakt kjo dispozitë e ligjit (neni 115 “Numërimi i votave dhe shpallja e rezultatit merr kuptim të plotë, kur në fleten e votimit ka më shumë se 1 kandidat dhe votuesi zgjedh midis tyre.
Pra fryma e ligjit kërkon më shumë se një kandidat për të zgjedhur.
Nga ana tjetër miratimi i fletës të votimit me një kandidat vetëm me një kuti ku mund të shprehet vullneti i zgjedhësit, mund të interpretohet si një imponim i vullnetit të votuesit.
Pra si një cënim i të drejtës për të zgjedhur.
Sugjerimi që modeli i fletës së votimit me një kandidat, të bëhet me dy kuti, ku mund të shprehet vullneti i zgjedhësit pro ose kundër dhe zgjedhja në këtë rast të kërkoj shumicë të thjeshtë, ështië propozim që vlen të diskutohet në këtë rast.
Por çështja është se ku duhet të bëhet ndryshimi dhe çfarë efekti ka votimi në këtë mënyrë:
Nëse modeli i fletës së votimit me një kandidat, do të behej me dy kuti ku mund të shprehej vullneti i zgjedhësit pro ose kundër, pa ndryshuar neni 115. pika 5 e Ligjit nr.I 15/2016, atëherë numri i votave kundër nuk ndikon fare në zgjedhjen e kandidatit. Ai do te quhet i zgjedhur edhe nëse merr vetëm 1 votë pro.
Neni 115/5 parashikon se në fund të procesit të votimit quhen të zgjedhur kandidatët që kanë marrë numrin më të madh votave, pra edhe një votë e vetme, pro, në kushtet kur nuk ka kandidatura të tjera do të mjaftonte për të cilësuar fitues konkuruesin e vetëm.
Një mënyrë e tillë votimi me dy kuti pro ose kundër pa ndryshuar ligji, vetëm do të shprehë saktësisht vullnetin e zgjedhësve dhe do të bëhej trasnparente mbështetja e zgjedhësve kundrej kandidatit për në KLP.
Nëse ndryshimi nuk do të bëhej me ligj, por do të bëhej vetëm me rregulloren e procesit të votimit, siç propozuan disa prokurorë, për të ndryshuar nenin 15,pikën 2 të Rregullores, duke shtuar në këtë pikë parashikimin që “nëse në fletën e votimit paraqitet vetëm një kandidaturë, kjo kandidaturë shpallet fituese nëse merr më shumë se 50% të vota pro të anëtarëve të pranishëm në mbledhje, ky ndryshim nuk do të kishte bazë ligjore.
Komisioni i Monitorimit rekomandon që miratimi i modelit të fletës së votimit me një kandidat duhet të bëhet me dy kuti , ku mund të shprehet vullneti i zgjedhësve pro dhe kundër.
Pavarësisht se numri i votave kundër nuk ndikon në zgjedhjen e kandidatit, një mënyrë e tillë votimi do të shprehte saktësisht vullnetin e zgjedhësve dhe do të maste saktësisht mbështetjen e tyre për kandidatin e KLP./CNA.al
Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në q...
OSHEE ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Fushë-...
Një aksident është shënuar pak minuta më parë tek sheshi “Sh...
Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e s...
Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes s...
Është arrestuar autori i plagosjes së 37-vjeçarit Ardian Kol...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatit...
Sot, Këshilli i Lartë i Gjyqësor ka publikuar listën me 8 ka...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, si rezultat i fi...
Gjykata e Krimeve të Rënda e shtyu për në 19 shtator vijimin...
Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në D...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot emrat e tetë kandi...
Pas “furtunës” së shkarkimeve në Kadastrën e Vlorës, mësohet...
Agim Kajmaku dorëzon zyrtarisht në policinë shkencore shenja...
Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës mbr...
Mbrëmjen e djeshme është vetëdorëzuar në policinë e Korçës, ...
Forcat speciale të policisë gjermane zhvilluan kontrolle në ...
Në studion e emisionit “Repolitix” po diskutohet rreth temës...
Një zjarr i madh është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytet...
Policia ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes me arm...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...