web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Raporti i OSBE këmbanë alarmi”/ Kryemadhi tregon të vetmen mënyrë për zgjidhjen e krizës

5 Shtator 2019, 12:50, Politikë CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR-it, në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se raporti tregoi qartë se qytetarët u kërcënuan me heqjen e ndihmës ekonomike, pra me bukën e gojës.

Po ashtu, ndërsa citoi një pjesë të raportit, Kryemadhi u shpreh se ?Në raport thuhet edhe se Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim për krimet zgjedhore. Por, mos harrojmë se këto janë shkruar para se Krimet e Rënda të kthejnë në Dibër dosjen për krimin elektoral.?.

Më tej, Kryemadhi bëri përgjegjës për situatën politike Kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se ?Shkaku i vetëm i situatës politike ku ndodhemi sot është Edi Rama.?

Po ashtu ajo theksoi se ?ky raport është i rëndësihëm për ti dhënë sa më shpejt mundësi shqiptarëve të integrohen në BE.

?Raporti tregoi qartë se sistemi politik ekzekutiv dhe ligjor në Shqipëri ka rënë përfundimisht. Administra është kthyer në politike dhe në shërbim të një grupi të caktuar. Ka rënë sistemi zgjedhor, me një KQZ të politizuar dhe të inkriminuar. Demokracia nuk ekziston më?.

Ndër të tjera Kryemadhi theksoi se raporti është një kambanë alarmi për politikën dhe se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës politike janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

?Raporti është një këmbanë alarmi për politikanët. 19 tetori nuk është larg dhe është shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Hapja e negociatave është dritë jeshile për shqiptarët. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë e vetmja rrugë për zgjkidhjen e krizës. Ajo që nuk pret më është që secili prej nesh të marrë përgjegjësitë, i pari Edi Rama që shkaktoi këtë situatë?-u shpreh Kryemadhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga