web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Petrit Vasili komenton raportin e OSBE/ KQZ dhe qeveria koka e korruptimit

4 Shtator 2019, 20:39, Politikë CNA

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një deklarate nga selia e LSI, ka komnetuar raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Vasilit raporti vë në dukje edhe njëherë aspektet skandaloze të atyre zgjedhjeve,” farsë”, duke theksuar se: OSBE e thotë qartë se në Shqipëri është instaluar një diktaturë.

?Pak çaste më parë u bë publike se OSBE/ODIHR i ka vënë vulën e turpit votimeve të Edi Ramës. Shqipëria, për shkak të Ramës ka shënuar faqen e zezë, ka mbajtur votime pa ligj, pa rregulla dhe kundër Kushtetutës… OSBE thotë se KQZ i ka vunë vulën kësaj qeverie moniste. KQZ është koka e korruptimit bashkë me qeverinë. KQZ shndërroi vendin në shtet monist. KQZ shtrembëroi ligjin. Votimet moniste-socialiste u vulosën me vulën e turpit. Shqipëria nuk mund dhe nuk ka për t?u bërë shtet monist. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë gjë, për shkak të vullnetit të popullit bashkë me opozitën e vendit. Celulat e Rilindjes kanë marrë peng Shqipërinë. Ditët e ardhshme do jenë ditë të një revolte mbarë popullore?, ka komentuar Petrit Vasili./CNA.al





Lajmet e fundit nga