“Basha luks për Ramën”/ Kreu i PD kritikohet nga aleati i tij
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur ...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza mbi prokurorinë.
Sipas tij, Prokuroria, duke u fshehur pas procedurave, nuk i merr shenjat e gishtërinjëve dhe krijon mburojë mbrojtjeje për Agim Kajmakun
“Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar të inkriminuarin e tij”, ka thënë Boçi,
Deklarata e plotë
Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se Edi Rama, duke përdorur segmentet e hetimit dhe të institucioneve të shtetit, është duke penguar hetimin dhe duke marrë në mbrojtje Agim Kajmakun.
Jorgo Toto, Agim Kajmaku, të cilin Edi Rama ua dërgoi qytetarëve të Vorës si peshqesh të qeverisë së tij të krimit, ka refuzuar të depozitojë shenjat e gishtave, duke konfirmuar kështu se është ai personi i arrestuar në Greqi nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara.
Prokuroria, duke u fshehur pas procedurave, po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës.
Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës (!!).
Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë. Prandaj, e gjitha kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës.
Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar Jorgo Kajmakun.
Duke refuzuar të japë shenjat e gishtërinjve të kandidatit të tij dhe duke përdorur prokurorinë, postierin e Vorës dhe duke heshtur përballë fakteve të publikuara nga PD, Edi Rama tashmë është zbuluar publikisht mbrojtësi i trafikantit të parave të falsifikuara, i arrestuar në Janinë dhe më pas i arratisur prej drejtësisë greke.
Edhe prokuroria, njësoj si kryeministri që fshihet pas omerta-së, u fsheh sot pas procedurave, duke u bërë vegla qorre e kryeministrit në mbrojtje të Kajmakut.
Edi Rama është njësoj si Jorgo Toto. Ai është vetë Agim Kajmaku.
I kërkuari nga drejtësia greke është vetëm fytyra e të inkriminuarit të radhës me të cilën Rama u shfaqet shqiptarëve.
Edi Rama hesht dhe e mbron, sepse ai nuk qeveris dot pa modelin kriminal që përfaqëson njeriu të cilin Rama ua ka servirur për kryebashkiak qytetarëve të Vorës.
Jorgo Kajmaku vazhdon të mbajë padrejtësisht zyrën e bashkisë, ndërkohë që bashkë me Valdrinin, Pjerinin, Vangjushin, Eltonin, Elvisin duhet të ishin duke ndarë sëbashku qelinë e burgut.
Por megjithë provat e pakundërshtueshme që faktojnë inkriminimin e Jorgo Totos alias Agim Kajmaku, Edi Rama nuk e lëshon mollën e kalbur të radhës.
Ai e mban fort shportën e kriminelëve me të cilët ka grabitur votat e shqiptarëve, po grabit Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Edi Rama e di se duke lëshuar Kajmakun, i afrohet radha për të dhënë vetë llogari për inkriminimin që i bëri qeverisë, parlamentit, shtetit dhe jetës së shqiptarëve.
Provat janë aty, në dritën e diellit.
Agim Kajmaku duhet të jetë në burg, jo në zyrën e bashkisë së Vorës.
Krimi nuk mund të qëndrojë asnjë minutë ulur në karrigen e kryeqytetarit të Vorës dhe të asnjë bashkie të vendit.
Edi Rama duhet dhe do të ikë sëbashku me shportën e tij të krimit me të cilët po grabit pasurinë dhe jetën e shqiptarëve./CNA.al
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur ...
Gazetari Bledi Mane, ka degjeneruar kreun e PD-së Lulzim Bas...
I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ditën e sotme avo...
Drejtori i ri për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departament...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim D...
Fondacioni Maarif është një mjet i Presidentit turk Erdogan,...
Ish-këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja,...
Avokati Altin Goxhaj, ka komentuar takimin e kreut të PD-së ...
Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka thënë se opozita nuk mund të ...
David Konstelancik zyrtari i DASH i cili ndodhet për një viz...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti David Kostelancik, d...
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot propozimin e presidenti...
Disa telefonata të bëra nga “Champs Elysee” drejt autoritete...
SILIKON MIX është kthyer në kryefjalë të televizionit Top Ch...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot me ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Drejtori Evropën Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerik...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...