web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korrupsioni-befason Spartak Ngjela/ FBI ka zbuluar shuma të mëdha parash në bankat e huaja

4 Shtator 2019, 19:54, Aktualitet CNA

Avokat-politikani Spartak Ngjela, nga studioja e emisionit “Opinion” në TV “News 24” ka befasuar me një deklaratë, teksa foli për goditjen e korrupsionit dhe të “peshqëve të mëdhenj”, në nivele të larta.

?Kam parë ligjin. Reforma ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e drejtojnë ata. Liderët e opozitës dhe të mazhorancës janë të kërcënuar. Dosjet janë marrë, kanë filluar. Ata e kanë marrë shumë seriozisht, kanë qenë ekspertët e tyre këtu, janë edhe ekspertët e FBI.

Kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës, kanë gjetur pare shumë të madhe, edhe në Gjibraltar kanë gjetur. Madje, dikush më tha që ato para do iu kthehen të gjitha shqiptarëve. Ky ishte një shtet i pakontrolluar, sigurisht që është vjedhur. Shqipëria është një hap larg shpëtimit?, tha Ngjela.





Lajmet e fundit nga