Prokurori i "listës së zezë"/ Si e mbrojti Llalla nga Rama, të arsimuarin e plepave
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se me datë 4 ...
Shumë qytetarë shqiptarë që akoma ose e kanë të pamundur të largohen, ose akoma janë tek mëdyshjet e fundit se “ky vend nuk bëhet”, kanë kthyer sytë me shpresë tek lajmi i shumëpritur për fillimin e funksionimit të SPAK dhe organit të vet të varësisë BKH. Janë thjeshtë shpresa për një jetë më të mirë, të bazuar te rënia e fenomenit të pandëshkueshmërisë. Janë gjithashtu tek shpresa e jo më të pasurit vetëm ligje, por të vendosjes së drejtësisë. Dhe kjo e bekuar dhe shumëpritur drejtësi fillon tek dhënia e hakës secilit, për të bërat dhe të pabërat, që në vendin tonë në tkurrje, nuk mungojnë.
Patjetër që puna e SPAK dhe BKH është nga ta kapësh e nga ta lësh. Një aspekt shumë interesant është praktika e kthyer në fenomen tashmë me koncesionet dhe stuhinë e PPP-ve që sidomos në 6 vitet e fundit të qeverisjes mavi të Rilindjes, ka marrë përmasa dhe forma nga më ekstremet deri aty ku skandalet nuk përjetohen më si të tilla, por si lajme sinoptikanësh. Dhe përveç kësaj, pandëshkueshmëria i ka imunizuar deri në atë pikë sa asnjeri nuk ka jo më frikë nga ligji, por nga “Maliqi”.
Në regjistrin e koncesioneve dhe të PPP-ve, mjafton të kalohet në një sitë të imët praktikat më të përdorura, si nga kategoritë ashtu edhe nga shumat, dhe faktet (apo skandalet) që kanë shoqëruar secilin prej tyre. Dhe më e lehta fare do të qe nëse koncesionimi apo partneriteti ka qenë në benefitin e shtetit dhe të taksapaguesve, cilat janë kostot oportune nëse shteti do ta bënte apo prokuronte vetë duke punësuar dhe trajnuar staf, sa do të ishin kostot nëse do të bëhej me fonde shtetërore apo hua të huaja, cilat janë procedurat e ndjekura dhe zbatueshmëria e tyre në përputhje me legjislacionin, sa dhe si janë implementuar dhe sa në përputhje kanë qenë me projeksionet fillestare, cilat janë kompanitë fituese dhe përputhshmëria e tyre ligjore, kapacitetet financiare dhe ekspertiza profesionale.
Janë këto vetëm disa nga maja e ajsbergut që SPAK dhe BKH do të duhej dhe duhet të merret për të zbërthyer një nga gjëmat që po i ndodh në format të pandreprerë ekonomisë shqiptare, buxheteve plot me gropa, informalitetit dhe konkurencës artificialisht dhe politikisht të motivuar. Është një detyrë parësore e SPAK dhe BKH për një analizë të tillë, për të ndaluar hemorragjinë e ekonomisë dhe të popullsisë, si dhe për të zbërthyer gjynahet e politikës dhe (keq-e-për-dreq)administrimit të fondeve publike dhe taksave të qy(qe)tarëve që vuajnë vazhdueshëm përdredhjen dhe shtrembërimin e ligjit përtej mosekzistencës, deri në kthim kundra interesave publike.
Një fillim të tillë të punës së SPAK dhe BKH thjeshtë fillimisht do të konfirmonte që sot jetojmë në një Shqipëri shumë më të keqe se më përpara, dhe se gjynahqarët janë pazarit, dhe se këta gjynahqarë duhet të përgjigjen diku dhe disi për katandisjen e vajmedetit ku jemi. Sot më shumë se kurrë satira e të madhit Konica me “Doktor Gjilpëra” është sa aktuale aq dhe e dhimbshme përtej parashikimeve të Nostradamusit.
Ligje ka, po ku është drejtësia? SPAK dhe BKH po vijnë bashkë me shpresën. Po të paudhët, a e ndjejnë ndopak që jo gjithçka blihet dhe çdo gjynahi i vihet një çmim?/ CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se me datë 4 ...
Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elez...
Dy ditë më parë në media qarkulloi një shkrim i gazetarit Al...
I ashpër ka qenë analisti Fatos Lubonja ne vlerësimin e tij ...
Ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet s...
Në Shqipëri parlamenti nisi sot pasdite sesionin e tij të ri...
Nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen e tij në rrjetet...
Një tjetër skandal i prodhuar nga Ministria e Arsimit ka dal...
Procesi i Vettingu po nis vrullshëm këtë Shtator, si në shka...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar pas caktimit t...
Neimi i Labinotit, i cili njihet si Henri Çili, duket se e k...
Në nje opinion të botuar sot në të përditshmen Panorama, Agr...
Kur partinë dhe rrethin që të këshillon e zgjedh me mercenar...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kohë më parë ka propaga...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Edi ...
Fetah Hamataj ka marrë me vete një karton të palosur, të cil...
Jo vetëm ministrat, deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët por ...
Kur koha e kërkon, historia duhet të përsëritet1 shtator 192...
Ervin Salianji, ish deputeti i listës Basha, ka qenë pjesë e...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...