web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bislim Ahmetaj shkund politikën/ Zbulon “padronët” e Ramës, i nxjerr “bojën” Bashës

3 Shtator 2019, 07:05, Aktualitet CNA

Bislim Ahmetaj, kreu i Grupimit Dhjetor ?90, në një intervistëe ekskluzive për CNA.al kalon në skaner qeverinë Rama dhe opozitën e Bashës.

Ai komenton zhvillimet politike në Shqipëri, krizën politike, qeverinë e Ramës e quan trashëgimi të PKSH dhe vegël të Soros.

Sipas Ahmetajt, Rama qëndron në pushtet sepse përballë tij ka një opozitë apatike, të paaftë për të mos thënë të kapur.

Nuk kursehet në qëndrimin e tij ndaj lidershipit të opozitës duke e parë atë në dy plane. ?Atë që përfaqësohet nga çifti Basha- Kryemadhi e shoh në dy plane. Pamja e parë ajo pozitive, si të pa aftë, dhe plani tjetër që nuk dua as ta besoj as ta pohoj si një bisht apo shtojcë të Ramës dhe shefave të tij antishqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë?, shprehet Bislim Ahmetaj.

Z. Ahmetaj si i shikoni zhvillimet dhe pritshmëritë e mëdha të vjeshtës në Shqipëri?

Fatkeqësisht ka vite që në Shqipëri ka vetëm një stinë politike, dhe ajo stinë për qytetarët shqiptarë është gjithmonë dimër me breshër, ngrica, acar dhe përmbytje. Ndërsa për njerëzit e politikës ka vetëm dy stinë pranverë e vjeshtë, atë çka mbjellin korrin.

Me një ndryshim bizar e djallëzor që të korrat i ndajnë bashkë.

Kjo është panorama metaforike e pritshmërive të vjeshtës së këtij viti, gjashtëmujori i parë i të cilit ka qënë i “begatë” dhe i bujshëm në ngjarje politike edhe pse shterpë dhe të tredhura.

Që s’besoj që do të ketë ngjarje “të mëdha” siç shpreheni ju në pyetjen tuaj jam i sigurtë, pasi ngjarjet e mëdha i inspirojnë, i zhvillojnë dhe i drejtojnë njerëzit me vizion, njerëzit që e kanë të shenjtë Atdheun, Lirinë dhe Demokracinë. Këta njerëz sot janë të përjashtur nga politika, por në shumicë edhe nga Atdheu.

Kështu që ndryshimet politike të kësaj vjeshte të pritshme nga klasa politike do jenë si i thonë një shprehje në anët e mia “Si ujë me pus(!)”që do të thotë asgjë.

Rama duket se ka zhytur vendin në krim e korrupsion, pse qëndron ende në këmbë qeveria?

Rama e ka pasur të gjithë formimin, origjinën, mbështetjen e brendëshme dhe të huaj për ta zhytur vendin në krim, korrupsion, varfëri dhe mjerim. Mjafton të përmendim dy-tri fakte të njohura botërisht , ai është në krye të ish PKSH-së, që më pas u bë PPSH e tani PSSH e krijur si filial i Partisë Komuniste Jugosllave (shumë i rëndësishëm ky fakt edhe pse dikujt mund t?i duket i vjetëruar, atyre që ju duket i vjetruar ju sjell ndërmend ?puthjet buzë me buzë? me Vuçiçin sa në Bruksel, sa në Tiranë e Beograd).

Së dyti ai është botërisht i njohur si produkt i multimiliarderit Soros, i cili interesat e Shqipërisë i vën në tavolinën e pokerit të tij politik sa herë që ja lyp loja e interesave.

Së treti origjina e tij i plotëson të gjitha kushtet ideologjike që të vrasë e të presë për hirë të karriges dhe pushtetit përsonal.

Rama siç edhe pritej prej atye që kanë kaluar copëza jete pranë tij rezultoj një “aliazh”, apo një “sallatë ruse” që i plotëson të gjitha kërkesat negative se si duhet të sillet një drejtues shteti ndaj shtetasve të tij.

Rama i ka plotësuar deri në detaje pritshmëritë e atyre që e kanë mbështetur dhe e kanë sjellë në atë post. Pra për padronët e tij është një student ekselence që po shkëlqen edhe në praktikë. Arësyeja se pse ai dhe qeveria e tij qëndrojnë “në këmbë” nuk është pyetje që duhet të më drejtohet mua edhe pse unë pa asnjë drojë e kam dhe do ta jap përgjigjen time. Ai qëndron në pushtet sepse përballë tij ka një opozitë apatike, të paaftë për të mos thënë të kapur.

Si e shikoni opozitën dhe aksionin e saj të këtij viti?

Opozita në aspektin fizik ka kryer një volum pune të jashtëzakonshëm, ka mobilizuar me qindra mijëra njerëz në dhjetra protesta lokale dhe kombëtare. Mbështetësit e opozitës nga Konispoli në Koplik, nga Tropoja në Gjirokastër, nga Korça në Lezhë, nga Dibra në Vlorë, nga Shkodra në Durrës e Tiranë ju kanë përgjigjur me një sakrificë e guxim të përligjur dhe të pazakontë thirrjes së krerëve të opozitës për protesta dhe përballje me shtetin policor të Edi Ramës.

Ne jemi dëshmitarë okularë të përleshjeve me policinë e Lleshave, me arretime, me përballjen me shkopijntë e gomës dhe gazin lotsjellës.

Jemi dëshmitare të dhunës së përsëritur që është përdorur ndaj demostruesve dhe vendosmërisë së tyre për tu rikthyer në protesta, siç jemi dëshmitarë të shpërdorimit dhe lënies në mes të rrugës së “kauzave” të kreut të opozitës. Opozitën apo saktësisht lidershipin e opozitës që përfaqësohet nga çifti Basha- Kryemadhi e shoh në dy plane.

Pamja e parë ajo pozitive, si të pa aftë. Fhe plani tjetër që nuk dua as ta besoj as ta pohoj si një bisht apo shtojcë të Ramës dhe shefave të tij antishqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Uroj të jem i gabuar në këtë pohim tragjik por kur shoh qytetarët e vendin tim se si trajtohen nga qeveria e Edi Ramës nuk mund të kem vlerësim tjetër për lidershipin që ka marrë të drejtojë opozitën./CNA.al





Lajmet e fundit nga