LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në rrugën Korçë-Bilisht/ Plagosen 3 persona

7 Gusht 2019, 11:56, Kronika CNA
Aksident në rrugën Korçë-Bilisht/ Plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë fshatit Kuç i Zi.

Një autoveturë tip ?Mitsubish? është përplasur me një autbus.

Drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e këtij aksidenti edhe pse nuk dihet ende identiteti i tyre dhe gjendja shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa policia ka mbëritur në vendngjarje.

Informacion paraprak

Më datë 07.08.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip autobus, me drejtues shtetasin Xh.K, me një mjet tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin A.H.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, si edhe dy pasagjerë të mjetit tip “Mitsubishi”, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga