Pa licensë prej 7 vitesh/ AKU gjobit me 2,2 milionë euro sipërmarrësin italian
Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë, pas indicies të marrë “deno...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra, të mërkurën prokurorin Gentian Osmani.
Ky i fundit ishte edhe pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Osmani kishte kaluar në shkallën e parë të Vettingut, por Komisionieri Publik, ankimoi vendimin e KPK-së dhe me rekomandim të ONM, e dërgoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e tij.
Osmani u shkarkua pasi nuk justifikonte shpenzimet përgjatë viteve 2011 dhe 2013.
Një ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh dhe shpalli mbarimin e mandatit të anëtarit Gentian Osmani.
Tashmë i mbetet Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, që të bëjë lëvizjen e radhës për të plotësuar vendin vakant në KLP.
Fillimisht duhet të hapet gara dhe të paraqiten kandidaturat dhe më pas Marku duhet të thërrase mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të prokurorëve, të cilët votojnë anëtarin e gjashtë prokuror për në këshill.
CNA.al ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Përgjithshme, nëse e ka në mendje Arta Marku të kryejë veprimet brenda gushtit, apo nuk do të heqë dorë nga pushimet dhe do të presë muajin Shtator.
Vlen për t’u theksuar se në Shtator, KLP, ka një sërë vendimesh të rëndësishme për të ndërmarrë, ndërkohë që pas shkarkimit të Osmanit ka mbetur me dhjetë anëtarë, pesë joprokurorë dhe pesë prokurorë.
“Prokurori i Përgjithshëm e thërret mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, pasi merr zyrtarisht njoftim nga KPA. Aktualisht nuk ka mbërritur ende ky vendim”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për CNA.al.
Dihet që Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk e ka zbardhur ende vendimin, por KLP e shpalli vendin vakant.
Arta Marku, është aq shumë e interesuar të zbatojë ligjin, të mos prishë pushimet apo i duhet kohë për të planifikuar pazarin e radhës?
Kujtojmë se me shkarkimin e prokurores-anëtares së KLP-së Antoneta Sevdari, Marku u përfshi në skandalin e radhës.
Sipas planit të Komisionit të Pavarur për Monitorimin e Reformës në Drejtësi për zëvendësimin e Sevdarit nuk ishte e nevojshme të hapej gara, të dorëzoheshin aplikime dhe të thërriteshin prokurorët.
Nëse aplikohej ky plan zgjidhja gjendej tek emrat që ishin votuar më herët nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve dhe zëvendësuesi i Antoneta Sevdarit i binte që të ishte emri pas saj, sipas votave që kishte marrë.
Në rastin e Sevdarit, ishte Dritan Prençi, prokurori i Krimeve të Rënda, por Marku, nuk e aplikoj këtë metodë dhe anëtari Vatë Staka, në mes debatesh u zgjodh në mënyrë të dyshimtë në KLP, duke u radhitur kështu në klanin e Markut.
Prandaj lindin dyshimet se Marku, po bën gati një tjetër njeri të saj për ta dërguar në KLP, se i duhet dhe për garën e Prokurorit të Përgjithshëm, ku ajo merr pjesë.
Prokurorët që duan të jenë anëtarë të KLP duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh,duke filluara që nga jetëshkrimi, deklaratat individuale të prokurorëve që i kanë mbështetur, formularin e vetëdeklarimit, platformën personale të qëllimeve dhe objektivave nëse zgjidhen anëtarë, deklaratën e nënshkruar ku pranojnë se nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës para 2 korrikut 1991 dhe se nuk janë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, listën e personave të lidhur, informacione rreth të afërmve që ushtrojnë profesionin e avokatit ose janë pronarë të mëdhenj dhe formularin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit./CNA.al
Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë, pas indicies të marrë “deno...
Policia ka liruar rreth 3500 m2 plazh pronë publike e cila, ...
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Sa...
Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e trefishtë që ndo...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe dy...
Tre persona kanë mbetur të plagosur pak minuta më parë në El...
Një shqiptar ka rënë në pranga e policisë italiane pasi ka d...
Një zjarr i madh ka përfshirë pjesën kodrinore të zonës së ...
Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka apeluar vendimine KP...
Policia ka arrestuar në flagrancë personin e dyshuar për dje...
Opozita joparlamentare ka organizuar protesta në bashkitë e ...
Policia ka arrestuar sot një person pasi është kapur me 14 k...
Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demo...
Një ditë më parë një atentat mafioz është regjistruar në Dur...
Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Gjermani pasi ësht...
Policia kufitare ka ndaluar sot në flagrancë 20 klandestinë ...
Një shqiptar me banim në Gjermani është vënë në pranga nga “...
Një 35-vjeçar, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve të ndodh...
Pas vrasjes në Durrës, ku u ekzekutua me armë 40-vjeçari Fer...
Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i 40-vjeçarit, Feriz ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...