Zgjedhje pa Ramën kryeministër?/ Deputeti Maliqi harron mërinë, këshillon Bashën
“Zgjedhje lokale dhe të përgjithshme me qeveri teknike dhe p...
Në gati një vit, ka një debat mes artistëve dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e një të riu.
Një debat në fakt që nuk e ka gjenezën një vit më parë, por në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe kërkonte ta shembte godinën e Teatrit Kombëtar.
Në atë kohë nuk mundi ta shembte si kryetar Bashkie, sot po përpiqet ta bëjë si kryeministër.
Por, ku ndahen debatuesit?
Ka disa versione. Një është të shembet Teatri, të ngrihet nga e para dhe të financohet nga shteti. Një version që në rast shembje dhe financimi nga shteti pranohet nga shumica e artistëve, por duke mos falur asnjë centimetër tokë të truallit që ka Teatri Kombëtar.
Versioni i dytë, që edhe ky gjen mbështetje, është rikonstruksioni i godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, me fondet e buxhetit të shtetit dhe me taksat e shqiptarëve.
Versioni i tretë dhe që duket se ka më pak mbështetje, është falja e pronës publike një kompanie private e cila me një llogari të thjeshtë, me ndërtime në pronën publike do të fitonte të paktën 100 milion euro, dhe do të ndërtonte një Teatër me një kosto afërsisht 30 milion euro.
Në fakt, Rama pretendon se nuk i ka 30 milion euro dhe kjo është arsyeja pse po e jep me koncesion te privati dhe pse po fal truallin e pronës publike.
Por, po të bëjmë një analizë të thjeshtë, Edi Rama i ka 30 milion eurot, por mesa duket nuk do ta ndërtojë vetë Teatrin dhe kërkon ta japë me koncesion apo me PPP, ku pretendon që ta ndërtojë firma private Fusha, e afërt me kryebashkiakun Veliaj dhe skandalet e tij, e cila rezulton të fitojë jo pak, por shumë thasë me para.
Ku ti gjejë Edi Rama 30 milionë euro?!
30 milion euro mund të gjenden shumë shpejt, brenda ditës. Me një lëvizje të thjeshtë të kryeministrit, me një takim që mund të bëjë me ministren e Infrastrukturës, të Shëndetësisë, dhe ministren e Financave në krye.
Duke parë të gjitha koncesionet që ka dhënë qeveria në gjashtë vitet e fundit, që nga Chek Up i cili është rreth 300 milion euro. Do të mjaftonte një vit më pak Check Up apo reduktimi i faturës së saj për të shpëtuar disa milliona euro.
Është rruga Milot-Balldren, qindra miliona euro. Do të mjaftonte që qeveria të tregohej më dorë shtrënguar, pak më e kursyer në atë koncesion dhe aty do të kursente disa miliona euro të tjerë.
E kështu me radhë janë disa dhjetëra koncesione, disa dhjetëra investime, pa folur për skandalet dhe abuzimet e qeverisë me taksat, keqmenaxhimi i të ardhurave të buxhetit të shtetit, e të tjera si këto.
Pra, me pak kujdes me një mbledhje të gjatë jo më shumë se një orë, Edi Rama me stafin e tij kryeministror do t?i gjente lehtësisht 30 milion euro.
Pa folur këtu për një borxh që mund ta siguronte nga çdo institucion ndërkombëtar dhe me një interes shumë të ulët për shkak të favoreve që ka tregu sot, i cili nuk do ta rëndonte aspak buxhetin e shtetit dhe borxhin publik të shtetit shqiptar.
Për më tepër edhe nëse do të kishte një kosto të shtuar, të gjithë shqiptarët do të ishin dakort dhe të merrte një kredi e ta ndërtonte vetë qeveria Teatrin e shqiptarëve, sepse është e turpshme që kur të hysh në Teatrin Kombëtar, të lexosh një tabelë ?Ndërtuar dhe dhuruar nga firma Fusha?.
Në fakt Teatri duhet ndërtuar me paratë e shqiptarëve, apo për më tepër do të ndërtohet edhe nëse Rama e bën me privatët, nga paratë e pronës publike që kryeministri do t?i falë firmës ?Fusha?. Firmës bashkëpunëtore të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilën drejtuesi i Tiranës e ka përdorur për të fshehur skandalet e tij dhe për t?i shpëtuar drejtësisë.
Prandaj, Edi Rama nuk mund të thotë se nuk i ka 30 milion eurot. Ato i ka kudo, por nuk ka pasur kurrë vullnetin dhe dëshirën për t?i gjetur dhe për ta financuar Teatrin me paratë e shqiptarëve, por tashmë duket se mendjen e ka të ndarë. Atij i intereson më shumë koncesioni me firmën private ?Fusha?, e cila do të fitojë mbi 100 milion euro, sesa me një mirëmenaxhim të buxhetit të shtetit, apo duke kërkuar në “vrimat” e tij, ku mund të gjente lehtësisht 30 milion euro për të ndërtuar Teatrin Kombëtar.
Dhe në këtë rast, debati do të ishte i mbyllur, askush nuk do ta kundërshtonte ndërtimin e tij me paratë e taksapaguesve shqiptarë në pronën publike, 100% të Teatrit. Por, kryeministri ynë kërkon të mbajë disa zëra ndezur duke luajtur për të shpëtuar edhe ortakun e tij politik, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha nga kostot e skandaleve të tij politike, duke hedhur zhurmë në erë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet aktuale.
Por, gjithësesi kryeministri nuk mund të na thotë se nuk ka 30 milion euro. Ato janë në buxhet, por kreu i qeverisë nuk do të ndërtojë Teatrin me paratë e shqiptarëve sepse kërkon ti falë një firme private mbi 100 milion euro./ CNA.al
“Zgjedhje lokale dhe të përgjithshme me qeveri teknike dhe p...
Pas zhurmës së fundit dhe dilemave nëse do të vijojë apo do ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një denoncim lidhur m...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha pasi gënjeu për di...
Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë....
12.Gaforrja – Do merren shumë me çështjet ekonomike, por edh...
Ish kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Ibsen Elezi, ...
Një 54 vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke...
OSBE-ja i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë pa...
Ish deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, përmes një postimi në...
Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë lar...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqt...
Kryeministri britanik është zotuar të avancojë me Brexitin –...
Autoritetet shqiptare kanë afat deri më 20 gusht për të kund...
“Drejtori i Burgut, Shefi policisë, Shefi i Regjimit të Bren...
Policia e Kosovës arrestoi të mërkurën 18 persona nën dyshim...
Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rr...
Policia Kufitare ka bllokuar dy motorë uji, të cilët kryenin...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur sot në një takim...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...