web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Një grusht biznesmenësh grabitqarë"/  Basha "lot krokodili" për pasurinë publike

27 Korrik 2019, 07:50, Politikë CNA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga takimi me demokratët e Delvinës ka shprehur shqetësimin  për varfërimin e shqiptarëve për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria.

?Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive.?

Në takimin me demokratët e Delvinës, Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.

?Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit,-tha kreu i Opozitës.

Kryetari i PD tha se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor.

Basha u shpreh se kjo ishte një datë që e vulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.

?30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm?- tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin.

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t?ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur PD të marrë drejtimin e vendit./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga