Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se edhe ai është për ndërtimin e një teatri të ri.
?Njësoj si unë besoj se e duan një teatër të ri të gjithë ata që e duan qytetin, jetën e tij, historinë e tij, artin në tërësi dhe teatrin si tempull të artit.? shkruan Rama, ndërsa shton se teatri i ri duhet të rindërtohet nga fillimi njëjtë siç është arkitektura e godinës ekzistuese.
?Teatrin nuk duhet ta shohim si sfidë kokëfortësie e budallallëku, por si festë që të na ndihmojë të bëjmë një gjë përbashkuese e me vlerë?, shprehet më tej Rama.
Postimi i plotë
Teatri si festë…
Edhe unë jam për një teatër të ri. E pas tij, edhe për një teatër tjetër, e për një tjetër më pas. Për shumë të tillë… E për më pak burgje natyrisht.
Për më shumë aktorë, për më shumë artistë, për më shumë muzikantë, piktorë, poetë, për më shumë krijues e për më pak policë, për më pak gardianë.
Njësoj si unë besoj se e duan një teatër të ri të gjithë ata që e duan qytetin, jetën e tij, historinë e tij, artin në tërësi dhe teatrin si tempull të artit.
Sepse Tirana e sotme e më shumë ajo e nesërmja ka nevojë për teatrin. Për teatrin si institucion, për teatrin si tempull, për teatrin si vend të shenjtë.
Tirana ka nevojë edhe për teatrin si shenjë e epërme qytetërimi, si vendin e magjishëm ku njeriu të shkojë e të ndjehet qytetar, siç janë ndjerë prej lashtësisë grekët e vjetër e romakët, e pas tyre gjithë të tjerët. Edhe ilirët e Dyrrahut, Apollonisë, Butrintit…
Por, Tirana ka edhe nevojë për teatrin si ndërtesë në shumë hapsira të qytetit, sipas asaj që është quajtur ?Tirana policentriste?, përkatësisht, Tirana me shumë qendra.
Sipas kësaj qasjeje mendoj unë, sipas këtij vizioni, do të duhej të ishim përfshirë të gjithë në debatin publik për teatrin, pa asnjë të fshehtë. Që teatrin të gjithë, edhe vetë qyteti, ta kishim festë e jo luftë.
Qeveria është e fortë natyrisht, se ka kartonët e Kuvendit, bashkinë e bashkë me to edhe policë gjithëfarësh. Ka edhe tritol, buldozerë, traktorë, pranga, burgje, gaz lotsjellës.
Por teatri nuk është çështje force. Askund tjetër si në teatër forca nuk ka vend.
Teatri është çështje ndërgjegjeje, çështje shpirti, çështje kulture dhe emancipimi.
Prandaj, teatrin të mos e shohim si sfidë kokëfortësie e budallallëku, por si festë që të na ndihmojë të bëjmë një gjë përbashkuese e me vlerë.
Ajo pjesë e Tiranës ku gjendet sot ndërtesa e burgosur me policë e Teatrit Kombëtar, është gjurmë e rëndësishme qyteti e viteve 1930. Eshte histori, por edhe kulturë, edhe psikologji, edhe shkollë, është mentalitet i kohës kur është ndërtuar. Pse duhet ta zhbëjmë e ta fshijmë ketë gjurmë?
Tetëdhjetë vjet më parë, një qytetar i Tiranës e dha tokën e vet që shteti të ndërtonte një ansambël kulturor. Pse tetëdhjetë vjet më pas, shteti e fal këtë hapësirë që është e të gjithëve tek një subjekt privat dhe krijon një precedent të rrezikshëm antikulturë e madje duke hequr dorë nga detyrimi kushtetues i shtetit për të garantuar e përmbushur detyrimet qe ai ka ndaj qytetarëve te vet?!
Në vitin 2001 kur shërbeja si Ministër i Kulturës në qeverinë socialiste me Kryeministër Ilir Metën, pata inicuar idenë e ndërtimit të një teatri të ri në të njejtin vend, duke ribërë nga e para të njejtin projekt, njësoj siç ishte ideuar dhe inicuar në vitin 1939, sipas parimit dhe filozofisë ?kthim në identitet?, edhe për të ruajtur e rivitalizuar zonën monument kulture, një aksion që kish nisur më parë me nismën e Edi Ramës, kur ky qe Ministër i Kulturës, me rikonstruksionin e fasadave të ministrive.
Për këtë projekt u kërkua edhe ndihma e qeverisë së Greqisë, e cila u shpreh e gatshme, e madje dha edhe 5 milionë dollarë si donacion të parë, që për shumë vite janë mbajtur në një llogari të veçantë, me të cilat nuk e di se çfarë është bërë më vone e ku përfunduan.
Ndërkaq, me përgjegjësitë e Ministrit të Kulturës i propozova qeverisë dhe u krijua edhe një komision shtetëror, posaçërisht për teatrin me në krye Kryeministrin Ilir Meta e ku përveç autoriteteve shtetërorë bënin pjesë edhe shumë aktorë të shquar të teatrit, arkitektë, urbanistë, historianë etj. Ky komision, jo vetëm do të drejtonte gjithë prjojektin për teatrin, por edhe do të garantonte me përgjegjësi të plotë transparencën dhe ndërveprimin e të gjithë aktorëve bashkë; komunitetit të artistëve, qeverisë, pushtetit vendor, qytetarëve.
Mirëpo, rrëzimi i asaj qeverie la pa nisur edhe projektin, i cili në fakt edhe në atë kohë provokoi debate të shumta, pikësëpari prej protagonizmit të Edi Ramës që qe bërë kryetar bashkie e që idenë e tij të sotme e kishte dhe e mbronte edhe atëherë, madje duke këmbëngulur që projektin ?kthim në identitet?, ta transferonte nga Ministria e Kulturës ku e kishte nisur vetë, për në bashkinë e Tiranës, në një farë mënyre duke e marrë me vete.
Por le ta lemë historinë e të kthehemi tek teatri.
Le të ribëhet nga e para i gjithë ansambli monumental e kulturor me emrin ?Skandërbeg?, ashtu siç është projekti i ruajtur, natyrisht me të gjitha kondicionet infrastrukturore që ofron koha dhe zhvillimi i teknologjisë sot. Kjo është një praktikë e njohur botërisht e nuk ka se pse të mos e aplikojmë edhe ne.
Qeveria përmbush qëllimin e vet për një teatër të ri e me kushte bashkëkohore; me sallën të ndërtuar sipas kritereve që kërkon një sallë teatri, por edhe me gjithë elementët e tjerë të nevojshëm.
Ndërkaq, përmbushet edhe kauza a atyre që mbrojnë teatrin, jo thjeshtë e vetëm për ndërtesën, por për gjithë vlerat historike, arkitekturore, urbanistike e funksionale të të gjithë asaj zone.
Ndërsa qyteti, fiton identitetin e zonës, rivitalizimin e saj funksional e atraktiv, por fiton edhe teatrin që sot nuk e ka.
Aktorët, ata të mëdhejtë që nuk janë më fizikisht, por edhe ata që janë, edhe më të rinjtë, do të kenë shtëpinë e tyre, shtëpinë e artit të shpirtit e pasionit të tyre.
Pa pretenduar se kjo është zgjidhja më e mirë, mendoj se eshtë zgjidhja më oportune.
Gjithësesi, është një ide të paktën rreth të cilës mund të debatojmë, të ballafaqojmë qëndrimet, projektet e të përfshihen në të sa më shumë qytetarë. E pse jo, në fund le të vendosë Tirana me referendumin e qytetarëve të saj.
Kjo është edhe një mundësi prove që qeveria të dëshmojë se nuk ka në projektin për të cilin insiston interesa korruptive që fshihen pas teatrit duke e përdorur teatrin abuzivisht.
Natyrisht, qeveria është e fortë e ia ?ban Kajcës tetë me di?, por teatri nuk është çështje force.
Teatri e ka fisnikëruar njerëzimin. Teatri ka gdhendur njeriun dhe e ka çliruar nga egërsia. Teatri ka meritën kryesore për ndryshimin e mendësisë njerëzore, për qytetërimin e shoqërisë njerëzore. Qëndrimi ndaj teatrit shpreh karakterin e një qeverie. Ndaj le ta shijojmë teatrin si festë e jo si luftë, e të dëshmojmë se e meritojmë teatrin si cilësi të epërme qytetërimi./CNA.al
Pak më parë nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet ...
Në vijim të linjës për të rikthyer një parti të bashkuar dhe...
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër kryetarit...
Nënkryetari i PD Edmond Spaho me anë të një deklarate për me...
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur pasditen e sotme në Bas...
Gazetari Helidon Tahir ka reaguar përmes një postimi në rrje...
Një pyetje soriozisht serioze për Sali Berishën(!?)Ka vite q...
Disa ditë më parë, CNA.al solli disa foto ekskluzive të dy i...
Partia Demokratike vijon të qëndrojë deklaratave se nuk njeh...
Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ka...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një deklaratë për med...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar abuzimet me konk...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kreun e K...
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me përplasjet te P...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar sot Mast...
Në Bashkinë e Devollit ka ndodhur një përplasje mes demokrat...
Në Bashkinë e Devollit, ka pasur tensione sot në pritje të k...
KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, K...
Deputetët janë zyrtarët me dembelë, por që përfitojnë më së ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në faqen e tij në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...