Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Ramush Haradinaj ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte. Ai do të paraqitet në Hagë javën tjetër. A do të ketë Kosova kryeministër të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh.
Dorëheqja e parevokueshme e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, pas ftesës si i dyshuar nga Gjykata Speciale, i zuri në befasi të gjithë udhëheqësit e tjerë të institucioneve e partive politike, presidentin dhe kryetarin e kuvendit dhe po ashtu edhe udhëheqësit e opozitës.
Lajmin për dorëheqjen e Haradinajt, ata e morën nga mediet, pasi vet Haradinaj e bëri publik në fund të një mbledhjeje të rregullt të qeverisë, ku njoftoi për dorëheqje edhe ministrat e tij. Haradinaj tha, se ai do të shkojë në Hagë, si qytetar i zakonshëm i Kosovës e jo si kryeministër i vendit edhe pse tash për tash nuk ka aktakuzë për krime lufte.
Në të njëjtën ditë nga Gjykata Speciale u ftua edhe këshilltari i presidentit të Kosovës Bislim Zyrapi, ish-shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe disa eprorë të ish-UÇK-së. Presidenti i Kosovës Hashim Tha?i, në reagimin e tij, tha se lajmin e ka mësuar nga mediet.
?Nga mediat u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veproj bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë?, tha presidenti Tha?i, duke besuar në si? thotë ?pastërtinë e luftës së UÇK-së?.
Partneri kryesor i Haradinajt në qeveri lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ndodhet për vizitë në SHBA dhe edhe ai nga mediet e mori lajmin për dorëheqjen e Haradinajt.
Lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt, se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t?u vërtetuar sërish. Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së. Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona?, shkroi Kadri Veseli.
Edhe partneri tjetër i koalicionit qeveritar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur të padrejtë ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin e Ramush Haradinaj, duke thënë se ?kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës?, prandaj, sipas tij, ?alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës?.
Nga ana tjetër lideri i partisë më të madhe opozitare LDK-së, Isa Mustafa, tha se partia e tij vazhdimisht ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Haradinaj, por që dorëheqja të vjen pas ftesës nga Gjykata Speciale, ata ndjejnë keqardhje.
?LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndod për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës. Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe?, tha Isa Mustafa. Kjo parti në orët e vona mblodhi kryesinë dhe doli me qëndrim duke kërkuar nga presidenti i Kosovës që t?i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
?Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t?i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve. LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve?, thotë LDK.
Udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se dorëheqja e Haradinajt është ?dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar?. Ai kritikon Haradinajn për shumë punë në qeverisjen e tij, ndërsa, thotë se ?Kosova ka nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së?.
Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak që u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, u komentua edhe në mediet e Beogradit. Gazeta Blic e Beogradit shkroi se presidenti serb Aleksandër Vu?iq, menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt mblodhi krerët e institucioneve të Serbisë, ndërsa, gjatë ditës do të dalë me qëndrim për të ardhmen e dialogut. Ramush
Haradinaj në nëntor të vitit të shkuar vendosi taksë ndaj mallrave serbe, ndërsa, Serbia nga ana e saj nuk pranoi që të ulet në dialog me Kosovën pa u hequr kjo taksë. Heqjen e taksës vazhdimisht e kërkoi edhe komuniteti ndërkombëtar, por Haradinaj edhe në letrën e tij të dorëheqjes tha, se taksa ndaj Serbisë do të mbetet.
Sidoqoftë tash për tash pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, akoma nuk dihet saktë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, apo presidenti do të kërkojë brenda 10 ditësh nga koalicioni ftues i zgjedhjeve të fundit që ta propozojnë një person tjetër për postin e kryeministrit.
Neni 95 pika 5 e Kushtetutës së Kosovës thotë, se ?nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar eeverinë?. Njohësit e rrethanave politike thonë se nëse dy herë radhazi parlamenti dështon ta zgjedhë kryeministrin e ri Kosovës, atëherë Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.
Sidoqoftë ftesa nga Gjykata Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj, si i dyshuar për krime lufte befasoi opinionin në Kosovë. Kjo për faktin që sipas një analisti politik, Artan Muhaxheri, Haradinaj dy herë ishte shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare.
?Eshtë një rast i paprecedent kur Ramush Haradinaj për të tretën herë ftohet nga drejtësia ndërkombëtare (ndonëse kësaj radhe si i dyshuar pa aktakuzë) kur në dy gjykime ndërkombëtare në Tribunalin e Hagës që zgjatën për tetë vjet, Haradinaj është shpallur i pafajshëm. Pra, shprehi habi të madhe dhe ky është një rast i paprecedent që nuk ka ndodhur në asnjë vend të ish Jugosllavisë?, tha për DW-së Artan Muhaxheri. Sipas tij, ?ftesa për në Gjykatën Speciale është e lidhur direkt me taksën ndaj Serbisë dhe për bllokadën që kjo taksë po i bënë dialogut me Serbinë?.
Në mars të vitit 2005, tre muaj pasi kishte marrë detyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Pas katër vjet gjykimi, ai u shpall i pafajshëm. Tribunali i Hagës serish rastin e tij e ktheu në rigjykim në vitin 2012 dhe serish ai shpallet i pafajshëm.
Një rast tjetër kur Ramush Haradinaj u përball me një proces gjyqësore ishte ai i vitit 2017 në Kolmar të Francës ku policia franceze e ndaloi atë mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar për krime lufte të lëshuar nga Serbia. Edhe në këtë proces gjyqësorë Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm.
Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë, u themelua në gusht të vitit 2015, me votat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Kjo gjykatë ka selinë e saj në Hagë, vepron me ligjet e Kosovës, por me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. /DW
Policia ka arrestuar në flagrancë një hajdut në fier pasi ak...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar në rrjetet socia...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë për ...
Duhet të mundoheni që të kapni fluturimthi mundësitë që do j...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se drejtësia në të gjit...
Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasan...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje me dr...
Tragjedia në familjen Kuka në Durrës, ka marër përmasa të fr...
Edi Rama, është i pari kryeministër që ka një media të tijën...
Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e k...
Kuvendi miratoi të enjten ligjin e ri të asistencës sociale,...
Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të shku...
Këto janë titujt e faqeve të para të shtypit të ditës, e sht...
Moti për këtë të shtunë parashikohet me kthjellime dhe me v...
Mund të përjetoni disa shqetësime gjatë ditës së sotme, sa i...
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në ...
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Ai akuzohe...
Jetën e saj private e ka mbajtur gjithnjë larg mediave, poth...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...