LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedhja e dhomës së provave tek Krimet e Rënda/ Pasuria e "kryegjyqtares" së dështuar

14 Korrik 2019, 08:46, Aktualitet CNA

Në vitin 2011 në zyrën e ruajtjes së provave materiale brenda ndërtesës së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, ndodhi një grabitje.

Në atë kohë Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda drejtohej nga Etleva Deda.

Mediat raportuan në atë kohë, se skandali i vjedhjes së parave të të dënuarve në dhomën e provave në Gjykatë, alarmoi Ministrinë e Drejtësisë, e cila zhvilloi një inspektim.

Pas inspektimit, Ministria e Drejtësisë që në atë kohë drejtohej nga Eduart Halimi, ka propozuar  masa ndëshkimore.

Me anë të një kërkese zyrtare, drejtuar KLD-së, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj kryetares së komanduar të Gjykatës, në atë kohë, Etleva Deda.

Kjo për arsye se gjatë inspektimit, sipas MD-së, ishin ndeshur mangësi të dukshme në drejtimin dhe administrimin e institucionit.

Në këto kushte KLD, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë lidhur me humbjen e disa provave materiale, vendosi të shkarkonte nga detyra kryetaren komanduar të Gjykatës Etleva Dedën dhe mosfillimin e procedimit disiplinor ndaj saj.

Gjithsesi Etleva Deda e kishte kaluar afatin tre mujor të drejtueses së përkohshme, dhe si e tillë duhej zëvendësuar.

Nuk dihet nëse Vettingu, bashkë me gjyqtaren Etleva Deda do të hetojë edhe rastin e vjedhjes në Gjykatë, pasi ajo ka qenë kryetare gjykate.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Etleva Deda, rezulton se të ardhurat i ka vetëm nga paga, por nuk është e varfër. Pavarësisht kësaj,  kredisë që është për të pastrehët, ashtu si kolegët nuk i ka rezistuar. Edhe ajo i ka marrë 5 000 000, duke marrë kështu paratë e një familjeje që vërtet kishte nevojë për to.

Ky është abuzim i pastër me detyrën, por ajo dhe kolegët e saj 5 milionësha, duket se nuk njohin turpin.

CNA.al do të publikojë në ditët në vijim se si kanë abuzuar me detyrën gjyqtarët dhe prokurorët. Po, në këtë rast po sjellim pasurinë që ka deklaruar “e varfra” e 5 000 000-shit të të pastrehëve, Etleva Deda.

Në vitin 2003 ajo ka deklaruar një shtëpi banimi, 2+1, të cilën thotë se e ka përfituar nga privatizimi.

Me 9.10.2009, ajo deklaron se  ka porositur  një apartament banimi me sip 115 m2 në vlerën 92 000 euro.

N ëvitin 2001, deklaron një hua prej 8 000 por që brenda dy vitesh dhe konkretisht ne vitin 2013 e deklaron të shlyer.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Etleva Deda.

Viti 2003

Shtëpi banimi, 2+1 përfituar nga privatizimi.

Të ardhura nga paga si gjyqtare ne Përmet, 0. 597 lekë.

Viti 2004

Paga mujore, 80 720 lekë.

Viti 2005

Paga nga puna si gjyqtare, 1 104 857 lekë.

Viti 2006

Kursime, 1 milion lekë.

Paga si gjyqtare, është 909 143 lekë.

Shpërblime, 162 903 lekë.

Kredi 5 000 000 lekë për blerje apartamenti.

Viti 2007

Kursime, 350 000 lekë.

Shitur dyqani 1 000 000 lekë.

Paga si gjyqtare dhe shpërblime, është 1 230 244 lekë.

Viti 2008

Kursime, 300 000 lekë.

Paga si gjyqtare dhe shpërblime, 1 280  899 lekë.

Viti 2009

Me 9.10.2009 ka porositur  një apartament banimi me sip 115 m2 në vlerën 92 000 euro.

Kursime nga paga 400 000 lekë.

Paga si gjyqtare dhe shpërblime, 1 329 459 lekë.

Viti 2010

Kursime 500 000 lekë.

Paga, shpërblime, orët jashtë orarit, është 1 502 304 lekë.

Viti 2011

Kursime, 700 000 lekë.

Paga, shpërblime është 1 800 157 lekë.

Hua, 8 000 euro.

Viti 2012

Kursime, 300 000 lekë.

Paga si gjyqtare dhe shpërblimet, 1 401 850 lekë.

Hua, 8 000 euro.

Viti 2013

Kursime 400 000 lekë.

Ka shitur pasuri të patundshme 55 000 euro.

Paga si gjyqtare, shpërblimet në shumën 1 516 317 lekë.

Kredi për blerje frigoriferi, 126 950 00 lekë.

Ka shlyer huanë prej 8 000 euro.

Viti 2014

Paga si gjyqtare dhe shpërblimi, 1 710 334 lekë.

Viti 2015

Paga si gjyqtare dhe shpërblime, 1 792 930 lekë.

Viti 2016

Paga si gjyqtare dhe shpërblimi, 1 647 306 lekë.

Ka shlyer kredinë, prej 126 950 00 për blerjen e frigoriferit.

Viti 2017

Paga dhe shpërblime si gjyqtare, 958 054 lekë.

Pagesë për telefonin, 60 755 lekë.

Viti 2018

Paga si gjyqtare dhe shpërblimi, 1 352 361 lekë.

Rimbursim telefoni, 63 920 lekë.

Kredia 5 000 000 lekë. Pa shlyer 745507,96 lekë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga