web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha tradhëton sërish/ I fal Veliajt mundësinë të shembë Teatrin Kombëtar

13 Korrik 2019, 16:21, Aktualitet CNA

Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ringritja e një të riu, është kthyer në një nga çështjet më të debatuara që prej fillimit të vitit të shkuar.

Partia Demokratike dhe vetë Basha ka trumbetuar fort ndaj prishjes së tij. Madje, asokohe, kur Lulzim Basha nuk i kishte djegur ende mandatet dhe braktisur institucionet, betohej e stërbetohej se nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

Mjafton të risjellim në kujtesë një deklaratë të tijën në emisionin ?Open? në Top Channel, në vitin 2018, teksa i kërcënonte ata që kërkonin ?t?i vinin minat? institucionit që ngriti në këmbë shoqërinë civile.

?Ata që do prishin Teatrin, të bëhen gati që t?i prishet shtëpia e tij. Nëse i vënë minat teatrit, do t?u vëmë buldozerët në pronat e tyre? . Kur të vijë përballja tek Teatri, unë do jem i pari dhe do përballen me mua?.

Partia Demokratike duke mos u regjistruar në zgjedhje dhe djegur mandatet e la teatrin zbuluar, sepse tashmë me një këshill të kontrolluar nga Erion Veliaj, ai nuk ka më nevojë për ligj special. Vendimi kalon në këshill dhe miratohet aty.

Veprimet dhe aksioni politik i Lulzim Bashës ka me gisht në goje dhe ata që drejtojne kauzën dhe mbështesin Lulin. Por a do të vazhdojnë ta mbështesin më Bashën, trupa e Aleancës për Teatrin, që Basha i përdori për protestat e pazare të veta dhe në fund ua shiti edhe teatrin tek Veliaj?!/CNA.al

Rikthehet ?prishja? e Teatrit, hyn në fuqi vendimi i papublikuar i qeverisë për komisionin që do negociojë kontratën

Akuzat e forta/ Zbulohen dhunuesit e Teatrit Kombëtar

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha tregon planin B të opozitës





Lajmet e fundit nga