Connect with Us

Rikthehet “prishja” e Teatrit, hyn në fuqi vendimi i papublikuar i qeverisë për komisionin që do negociojë kontratën

Aktualitet

Rikthehet “prishja” e Teatrit, hyn në fuqi vendimi i papublikuar i qeverisë për komisionin që do negociojë kontratën

Publikuar

-

teatri kombetar

Dy muaj pas miratimit në qeveri është publikuar këtë të hënë në Fletoren Zyrtare vendimi që autorizon ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private që do të ketë në objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar.

E kthyer në një nga çështjet më të debatuara që prej fillimit të vitit të shkuar dhe kundërshtuar fort nga shoqëria civile, projekti synon që të ngrejë nga e para një projekt të ri duke shembur Teatrin Kombëtar. Por çfarë thotë vendimi i qeverisë i miratuar në datë 4 prill 2019 por që sipas pikës së fundit të tij merr fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe që deri tani nuk ishte bërë publik (Në listën e vendimeve të qeverisë të publikuara në 4 prill nuk gjendet ky vendim).

Së pari, nënvizon se qëllim i tij është krijimi i komisionit për realizimin e procedurave të vlerësimit dhe negocimit të kontratës me  objekt  realizimin  e  projektit  të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin,  ndërtimin  dhe  dorëzimin  e  godinës së  re  të  Teatrit  Kombëtar,  si  dhe  hartimin  e kontratës me palën private të përzgjedhur.

Së dyti, përcaktimin   e   kritereve   kualifikuese   e vlerësuese  dhe  dokumentacionin  e  kërkuar  për përzgjedhjen  e  palës  private  që  do  të  marrë përsipër  realizimin  e  projektit  të  zhvillimit  të zonës dhe të godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Kjo do të thotë se qeveria nuk është tërhequr nga projekti i Teatrit, por vetëm ka reflektuar kërkesën e bërë nga Bashkimi Europian që procedura të ishte me një garë transparente, duke qenë se më herët një projektligj i ngjashëm sanksiononte se operatori privat ishte Fusha sh.p.k. Autoritet Kontraktor në gjithë procedurat duket se do të jetë Bashkia e Tiranës.

Brenda pesë ditëve ministrat e Kulturës, Financave dhe Ekonomisë dërgojnë pranë  Bashkisë  së  Tiranës  emrat  e  anëtarëve përfaqësues    në    këtë    komision.    Kryetari    i komisionit  thërret  mbledhjen  e  parë  brenda  5 (pesë) ditëve nga dërgimi i emrave të anëtarëve. Çdo  institucion  apo  ent  shtetëror, sipas kërkesës së komisionit, është i detyruar që brenda 3   (tri)   ditëve   nga   kërkesa   të   vendosë   në dispozicion  të  komisionit  ekspertizën  e  kërkuar, nëpërmjet  dërgimit  të  ekspertëve  apo  dhënien  e saj  me  shkrim.

LEXO EDHE:  Instituti i Ndërtimit për Teatrin/ Hysenlliu: ‘I rrezikshëm, duhet rrëzuar’ [VIDEO]

Vendimi jep disa detaje për kriteret vlerësuese që duhet të plotësojnë palët private. Kështu së pari ccdo    palë    private    që    kalon    fazën kualifikuese, në përputhje me dokumentacionin e paraqitur  sipas  përcaktimeve  të  kreut  IV,  të  këtij vendimi, vlerësohet nga komisioni sipas kritereve të mëposhtme:a) kriterit teknik (me 70 pikë);b) kriterit ekonomik (me 30 pikë).2. Komponentët e kriterit teknik, me një total prej 70 pikësh, zbërthehen, si më poshtë vijon:a)  Projekt ideja  e  zhvillimit  të  zonës  (60  pikë), ku vlerësohen këto nënelemente:i.masterplani, zgjidhja e ofruar (pesha 20 %);ii.arkitektura e Teatrit Kombëtar (pesha 40 %);iii.organizimi i brendshëm (pesha 40 %).b)  Niveli  (në  %)  i  gëzimit  të  të  drejtave  mbi pronën,   referuar   sipërfaqes   totale   të   pronës private që preket nga projekti (5 pikë);c) Koha e realizimit të ndërtimit(5 pikë).3.  Komponentët  e  kriterit  ekonomik,  me  një total  prej  30  pikësh,  i   referohen  ofertës  për projektimin,  ndërtimin,  mobilimin,  mbikëqyrjen dhe  kolaudimin,  dhe  zbërthehen,  si  më  poshtë vijon:a)  çmim  kosto  teatri  për  m2,  sipas  kostos  së projektit të propozuar (10 pikë);b)  sasia  (në  %)  e  propozuar  për  m2pjesë takuese  që  do  të  përfitohet  nga  pala  shtet  (20 pikë).4.  Çdo  palë  private  renditet  nga  komisioni sipas  kritereve  të   sipërpërmendura  vlerësuese. Numri total i pikëve është 100.

Debatet për ndërtimin e Teatrit me partner privat nisën në fillim të këtij viti 2018 kur artistëve ju prezantua plani  i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë.

Përmasat publike që mori shqetësimi lidhur me Teatrin Kombëtar bënë që Kryeministri Edi Rama të deklaronte se nuk do të kishte kulla por edhe nëse do të kishte kjo nuk ishte diçka e keqe. Projekti më i diskutuar ende nuk ka marrë fazën finale ndërkohë që do të jetë kontrata ajo që do të zbardhë mënyrën sesi është konceptuar gjithçka./Monitor

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Pse për ndërtimin e teatrit, Tirana duhet të mbushet me kulla?

LEXO EDHE:  Projektligji për Teatrin/ Tabaku numëron shkeljet e qeverisë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Pse për ndërtimin e teatrit, Tirana duhet të mbushet me kulla?

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Rama vijon të përdorë artistët

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: