Basha qarkullon koordinatorët/ Limonin e shtrydhur e do portokall
Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vendosur të qarkull...
Profesori Artan Fuga vijon të jetë kritik ndaj Akademisë Shkencave, mënyrës se si funksionon dhe zgjedhjes së kreut të këtij institucioni.
Sipas Fugës, në vend që Akademia e Shkencave të hartojë një platformë reformimi të saj, vëmendjen e ka kush do të kapi postet drejtuese, të njëjtët prej dekadash, me rroga të majme dhe me mbipagesa, për një punë krejt të padobishme shoqërisht.
?Se mos vetëm me zotin President dhe dekretin e tij ka probleme akademia e shkencave! Prej kohësh ajo përpëlitet me atë që Qeveria e kryeministrit z. Edi Rama i ka kërkuar rithemelim nëpërmjet reformimit. Edhe me të u zemëruan atëherë!
Edhe me Ministrinë e Arsimit u kërleshën saqë u pajtuan që projektligji t’i hiqej nga dora ekspertëve të saj dhe t’u kalohej “miqve” politikë për t’a kaluar në mënyrë antikushtetuese në Kuvend?, shkruan Fuga në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Akademia e Shkencave – institucion monist, votime të paligjshme, censurues – nuk pranon reformim !
Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, duke mos e njohur si të ligjshme me dekretin e 12 korrikut 2019 zgjedhjen e kryetarit të akademisë së shkencave na jep ne akademikëve mundësinë të kthehemi në shinat e respektimit të ligjit!
Pa dyshim zgjedhjet atje, sikurse kam thënë prej javësh, janë krejtësisht, qartësisht, plotësisht në kundërshtim me ligjin, pikërisht me nenin 6/1 të tij ku krejt hapur dhe prerë theksohet se një kryetar partie jo kryetar i akademisë së shkencave nuk mund të zgjidhet, por as mund të kandidojë, madje as mund të jetë antar i akademisë së shkencave!
Theksoj se këtë ligj në fuqi nuk e ka bërë zoti Ilir Meta, ai vetëm është i detyruar t’a zbatojë sepse përndryshe i duhet të japi ai llogari para ligjit, sikurse u duhet akademikëve të japin llogari para ligjit për shkeljet e shumta dhe të rënda të tij!
Në vend që Akademia e Shkencave të hartojë një platformë reformimi të saj, vëmendjen e ka kush do të kapi postet drejtuese, të njejtët prej dekadash, me rroga të majme dhe me mbipagesa, për një punë krejt të padobishme shoqërisht.
Në vend të hartojë statutet dhe rregulloret e rinovimit të funksionimit të saj bën zgjedhje arkaike dhe në kundërshtim me ligjet.
Në vend t’u hapi rrugëve profesorëve dhe akademikëve të rinj për drejtimin e saj, mbetet te të njejtët njerëz, a thua se u dogj Shqipëria për studjues dhe kërkues shkencorë me frymë të re!
Në vend të bëjë një reformë të pastruar nga interesat egoiste personale, të njetët njerëz që gjoja reformojnë rrëmbejnë edhe postet drejtues me rroga të majme dhe pa kandidatura rivale, me zgjedhje moniste, dhe dikatoriale!
Njerëzit kanë ndruajtje të kandidojnë!
Në vend të demokratizojnë institucionin, të njejtët njerëz janë edhe në kryesi, edhe në krye të administratës, po ata bëjnë tendera, po ata janë në komisionin e botimeve, shpesh edhe autorë, po ata i kanë të gjitha pushtetet.
Pse? E kupton njeri përse ndodh kështu?
Mblidhen të shtunën për t’u kundërvenë kompetencave të Presidentit të Republikës, i paskan bërë edhe presione me sms e me të tjera atij, a thua se zgjedhja e kryetarit të akademisë së shkencave paska ndonjë rëndësi dhe axhale a thua se bëhet fjalë për kryetarin e OKB, a kryetarin e kryqit të Kuq Ndërkombëtar, a për kryetarin e komisionit të Bashkimit Europian! A thua u dogj Shqipëria për kryetarë akademie ku pak njerëz vijnë vërdallë duke harxhuar paranë publike pa bërë gjë, dhe përjashtuar akademikët nga vendi-marrja! !
Në vend të reflektojmë se ku dhe sa kemi shkelur me të dyja këmbët ligjet, me pasoja të rënda financiare dhe kemi abuzuar me paranë publike duke e keqadministruar atë, hidhemi përpjetë edhe kur zoti President na kthen në rrugën e ligjit dhe na jep mundësi të marrim frymë!
Se mos vetëm me zotin President dhe dekretin e tij ka probleme akademia e shkencave!!!
Prej kohësh ajo përpëlitet me atë që qeveria e kryeministrit z. Edi Rama i ka kërkuar rithemelim nëpërmjet reformimit. Edhe me të u zemëruan atëhere!
Edhe me ministrinë e arsimit u kërleshën saqë u pajtuan që projektligji t’i hiqej nga dora ekspertëve të saj dhe t’u kalohej “miqve” politikë për t’a kaluar në mënyrë antikushtetuese në Kuvend.
Para disaditësh edhe qeveria u a përplasi në fytyrë duke u thënë se projektligji që keni përgatitur është i paligjshëm!
Se mos vetëm me qeverinë dhe Presidentin! Shihni qendrimet e rektorëve në komisionin e edukimit dhe medias sesi kritikojnë akademinë e shkencave sepse nuk është fare në udhën e duhur!
Se mos vetëm rektorët! Qendrimin e saj edhe kryetarja e komisionit të Kuvendit për edukimin zonja Dhimitri e ka bërë publik duke i quajtur zgjedhjet në Akademinë e Shkencave të paligjshme!
Se mos vetëm me pushtetin në fuqi, edhe me opozitën! A nuk deklaroi partia demokratike se votimet janë të paligjshme dhe se shkelësit e ligjit i pret drejtësia në mos sot nesër!!!
U vërtetua me dëshmi të plota në komisionin e edukimit që akademia e shkencave ka censuruar mendimin alternativ.
Dhe tani hidhen përpjetë dy a tri vetë që e quajnë veten këshill Ekzekutiv dhe ditën e shtunë i kërkojnë presidentit t’a rikonsiderojë dekretin e tij!!!
Juridikisht qesharake!
Kushtetueshmërisht qesharake!
Akademia e Shkencave është marrë peng!
Por, ditët në vazhdim do t’a rrëfejnë këtë djegshëm!/CNA.al
Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vendosur të qarkull...
Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ringritja e një t...
Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, është shpreh...
Moderatorja Almeda Abazi prej muajsh është bërë nënë për her...
Një 27 vjeçar është arrestuar pasditen e sotme nga policia e...
Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka marrë çmimin Ndër...
Këngëtarja dhe aktorja e famshme Hilary Duff e provoi eksper...
Ish kreu i PD në Gjirokastër, Roland Bejko ka shenjëstruar p...
Avokati Altin Goxhaj zbulon mënyrën se si mund të gjendet sa...
Aktorja e njohur Diane Keaton i ka habitur të gjithë me dekl...
Greqia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm pasditen e ...
Ish deputeti demokrat Bardh Spahia, ka paralajmëruar se do t...
Pas ceremonisë madhështoretë damsës me Joe Jonas, aktorja e ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin ...
Modelja Kejvina Kthella vijon të publikojë foto provokative ...
Aktori me famë botërore Leonardo Di Caprio është në një roma...
Modeli më “in” i flokëve këtë verë janë padiskutim gërshetat...
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë ditës ...
Arta Marku, Olsian Çela, Lulzim Alushi dhe Fatjona Memçaj, j...
Këngëtarja shqiptare që po korr sukses në Turqi, Morena Tara...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...