VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Fatura e radhës që zyrtarët publike vunë mbi kurrizin e popullit, ajo e godinës në sheshin Italia, rikthen edhe një herë nevojën urgjente për ligjin e përgjegjësisë materiale.
Prej vitesh Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar miratimin e një ligji, i cili të vendosë përgjegjësinë e zhdëmtimit tek zyrtarët publikë që shkaktojnë kosto për qytetarët përmes vendimarrjes së tyre, sipas modelit që aplikojnë shumica e vendeve të zhvilluara. Fabula është e thjeshtë. Një zyrtar publik, që u shkakton dëme qytetarëve duhet të zhdëmtojë koston.
Por askujt nuk i intereson, që ligji të bëhet. As maxhorancës e madje as edhe opozitës. As kjo e fundit nuk ka e ka përmendur asnjëherë nevojën për miratimin e këtij ligji, aq më pak të ketë propozuar diçka konkrete. Arsyeja është e qartë. Po të bëjnë ligjin nuk vjedhin dot më.
Shembja e godinës në sheshin Italia, pranë stadiumit kombëtar, është rasti flagrant se si zyrtarët në poste publike, i shkaktojnë kosto direkte qytetarëve përmes vendimeve arbitrare, të cilat mund të jenë pasojë e korrupsionit ose paaftesisë.
Godina është ndërtuar me lejën e kryeministrit Rama, gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Por ndërtesa u bë në thyerje të lejës. Serish ajo që e legalizoi ishte qeveria e drejtuar nga zoti Rama vetëm pak vite më parë. Ndërsa tani godina u shemb nga Bashkia dhe qytetarët do të paguajnë faturën disa milionë euro për zhdëmtimin e pronarëve.
Janë të paktën 3 akte në kundërshtim të pastër me interesin publik. Dhënia e lejës në kumdërshtim me ligjin, legalizimi i shkeljes së lejës, po në kundërshtim me ligjin kur dihej që aty kishte projekt publik dhe së treti prishja e ndërtesës.
Në një shtet gjysmë normal sot përmbarimi duhet të kishte bllokuar llogaritë bankare të kryeministrit, shtëpinë ku ai jeton dhe çdo prone tjetër të luajtshme apo te paluajtshme që zotëron. Në Shqipëri, kryeministri dhe gjithë zyrtarët e tjerë publik, madje edhe ato të niveleve të ulëta, mund të marrin vendime që i shkaktojnë dëme të rënda qytetarëve pa asnjë përgjegjësi.
Vetëm vitet e fundit janë qindra milionë euro dëme. Në fillim ishte Cezi plote 90 milionë euro. Me pas pallati i Ujit të Ftohtë në Vlorë 17 milionë euro. Sot po vijnë dy fatura të tjera. Ndërtesa e shembur në sheshin Italia me mbi 4 milionë euro dhe fatura e tmerrshme e Bechettit 110 milionë euro. Mbi 230 milionë euro faturë që paguhet direkt nga populli më i varfër i Europës, për tekat ose korrupsionin e zyrtarëve që e drejtojnë.
Në të katër këto raste, ka patur disa zyrtarë publike të përfshirë dhe pergjegjës për dëmet. Por vetëm njëri ka qenë tek të katërta. Nuk është e vështirë të merret me mend se kush.
Edhe sa duhet të paguajnë qytetarët për marrëzinë ose babëzinë e zyrtarëve publikë? Prandaj është e nevojshme miratimi i ligjit për përgjegjësine materiale të zyrtarëve publikë, e madje jo vetëm në aspektin individual, por edhe në rang solidar. Nëse qeveria merr një vendim arbitrar dhe në kundërshtim me ligjin, që shkakton dëm për qytetarët, atëhere duhet të paguajnë të gjithë ministrat./CNA.al
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka folur për liri...
Nehat Kulla ose siç njihet ndryshe “i forti i Tiranës”, i dë...
Kreu i PD Lulzim Basha ka firmosur dje një urdhër në lidhje ...
Profesori Artan Fuga vijon të jetë kritik ndaj Akademisë Shk...
Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vendosur të qarkull...
Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ringritja e një t...
Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, është shpreh...
Moderatorja Almeda Abazi prej muajsh është bërë nënë për her...
Një 27 vjeçar është arrestuar pasditen e sotme nga policia e...
Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka marrë çmimin Ndër...
Këngëtarja dhe aktorja e famshme Hilary Duff e provoi eksper...
Ish kreu i PD në Gjirokastër, Roland Bejko ka shenjëstruar p...
Avokati Altin Goxhaj zbulon mënyrën se si mund të gjendet sa...
Aktorja e njohur Diane Keaton i ka habitur të gjithë me dekl...
Greqia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm pasditen e ...
Ish deputeti demokrat Bardh Spahia, ka paralajmëruar se do t...
Pas ceremonisë madhështoretë damsës me Joe Jonas, aktorja e ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin ...
Modelja Kejvina Kthella vijon të publikojë foto provokative ...
Aktori me famë botërore Leonardo Di Caprio është në një roma...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...