web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidonte për SPAK/ Shkarkohet prokurori Eugen Beci

26 Qershor 2019, 07:42, Aktualitet CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Eugen Beci ishte një ndër kandidatët për Strukturën e Posacme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, por KPK e ka vlerësuar si të papërshtatshëm për vijimin e detyrës.

Gjatë seancës dëgjimor, prokurorit Beci i është komunikuar nga KPK se i janë gjetur një sërë problemesh me pasurinë e tij, kryesisht për blerjen e një apartamenti 169 metra katrorë në kryeqytet.

Po ashtu probleme iu gjetën edhe gjatë kontrollit të figurës, përfshi kontaktin e papërshtatshëm me një person të publikuar gjatë debatit publik për komplotin e pretenduar të vrasjes së Tom Doshit.

Trupa që ka kryer hetime ndaj prokurorit të Krimeve të Rënda kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Roland Ilian.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Becit, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë:

Rrjeta e Vettingut tek Krimet e Rënda/ Një-ish gazetar në filtër





Lajmet e fundit nga