web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vëllavrasje në 30 qershor?/ Nuk tërhiqet Bylykbashi

26 Qershor 2019, 07:08, Aktualitet CNA

Ish-kreu i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi, i cili një ditë më parë u shoqërua nga policia, pas deklaratave të tij ku nuk përjkashtonte mundësinë e një konflikti civil në 30 qershor, vijon të mos tërhiqet nga qëndrimi i tij.

I ftuar në ?Dritare me Rudinën? në Neës 24, Bylykbashi u shpreh se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë.

?Dy oficerë më kanë ndaluar për thirrjen time. Unë nuk i heq asnjë presje për atë që kam thënë. Por unë dua ta shpjegoj mirë atë deklaratë. Përpara se të jemi aktivistë politikë, jemi qytetarë. Unë mendoj se një shqiptar që ka interes më shumë se gardhi i shtëpisë së vet, absolutisht ne jemi një vend që duhet shqetësim.

Në një demokraci funksionale, duhet të ketë zgjedhje të lira. Nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje. Nisur nga kjo që po ndodh në këtë vend, ku shqiptari nuk provohet të votojë i lirë, duke ia deformuar votën, unë mendoj se edhe një qytetar i thjeshtë duhet të jetë i shqetësuar me këtë që po ndodh. Unë mendoj se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë, zgjedhje ku vota vidhet e grabitet nga pushteti s?mund të ketë asesi?, ? tha Bylykbashi.

?Do ketë vrasje në 30 qershor?/ Shoqërohet në polici Aurel Bylykbashi

 

“Ka vëllavrasje, ka luftë civile?/ Shokon ish-kreu i PD-së





Lajmet e fundit nga