Connect with Us

“Ka vëllavrasje, ka luftë civile”/ Shokon ish-kreu i PD-së

Aktualitet

“Ka vëllavrasje, ka luftë civile”/ Shokon ish-kreu i PD-së

Publikuar

-

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi ka bërë një paralajmërim të fortë për zgjedhjet e 30 qershorit, duke mos përjashtuar edhe betejë deri në vrasje.

“Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia le të shkruajë më mbrapa, dhe të thotë kishin te drejte këta apo kishin të drejtë ata. Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!! Ky është mesazhi që duhet të përcjellë Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana!!”, u shpreh Aurel Bylykbashi.

Duke kujtuar takimin elektoral që Rama ka nesër, më 26 në Elbasan, ish-kreu i PD-së në këtë qytet thotë se do të bëhet çmos

Ndërsa sa i takon takimit që Rama pritet të mbajë nesë në Elbasan, në kuadër të turit elektoral, Bylykbashi është shprehur i qartë se duhet t’i japin mesazhin kryeministrit se nuk kanë frikë nga burgu, dhe se do të bëjnë gjithçka që kreu i qeverisë të marrë mesazhin që Elbasani nuk e do.

LEXO EDHE:  Përplasje në Kryesinë e PD-së së Durrësit / Befason Bylykbashi: Demokratë janë ata që votuan për Lulin

“Ne duhet të jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe t’i themi më qartë se kurrë se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg që mund të na kthejë ne nga rruga jone!! Jemi më të qartë se kurrë!”, – tha Bylykbashi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

E marrin me numër privat dhe tallen/ Revoltohet Ema Andrea: Bravo prindërve që kanë rritur një kafshë…

Publikuar

-

Nga

E marrin me numër privat dhe tallen/ Revoltohet Ema Andrea: Bravo prindërve që kanë rritur nje kafshë pa ndërgjegje

Aktorja Ema Andrea ka treguar një situatë që i ka ndodhur kohët e fundit, ku një vajzë e ka marr në telefon, me qëllimin për tu talluar duke i thënë që është me Covid-19.

Përmes një statusi në rrjetet sociale aktorja shprehet e revoltuar pasi sipas saj nuk mund të tallesh kur mjekët rrezikojnë jetën te Shefqet Ndroqi.

“Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshtë që kam dalë pozitive në koronavirus se paskam qenë në një shfaqje! Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke lëshuar shprehjen,ndoshta më të mencur në jetën e saj.
“Bën mirë të jesh në shtëpi se po të sjellim ambulancen”
Oj ti goc,qe paske numrin tim e bërë shoqnine me qesh,a ta kap truri që prej ketij humori dikush mund të shqetesohet? Po sikur të isha semure vertet”, shkruan aktorja.



Gjithashtu aktorja kritikon vajzën dhe falenderon me ironi prindërit e vajzes që sipas saj kanë rritur një kafshë pa ndërgjegje.

LEXO EDHE:  Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim

LEXO EDHE:  Bylykbashi: Rama tentoi të kapte komisionet zgjedhore, por s'ia doli dhe u tërhoq

“A e kap lënda jote gri që shume mjek në atë spital po rrezikojnë jeten? A e kap droga jote që shumë njerez kanë humbur familjaret e tyre? A ta pret mendja që të ka mbush mami që unë mund të ta kem ngënë?
Dhe e fundit…Vërtet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe unë nuk te gjej?!
Bravo mamit dhe babit tend që kanë rritur nje kafshë pa ndërgjegje e sigurisht injorante në çdo fushë! Uroj mos ti ndodhë dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik”, përfundoi Ema Andrea.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Mbytet një grua në Surrel

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Mbytet një grua në Surrel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua është gjetur e mbytur ne rezervuar.

Mësohet se gruaja është gjetur e pajetë në rezervuarin e Surrelit.



“Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për identifkimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Marrëveshje Shqipëri- Greqi/ Fuga: Në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin

Publikuar

-

Nga

Marrëveshje Shqipëri- Greqi/ Fuga: Në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur deklaratën e Ramës në Athinë, për të zgjidhur çështjen e detit me Greqinë nëpërmjet marrëveshjes.  Sipas Ramës mënyra më e mirë e zgjidhjes së kësaj cështjete është me anë të nje pale të tretë, sic është Gjykata.

Ai shkruan se kjo nuk është faza e parë e një marrëveshjeje, pasi në Gjykatë shkojnë ata që ‘divorcohen’.

Akademiku thekson se Shqipëria nuk është Azerbajxhani që ka toka pa fund dhe nuk i duhen 12 milje më shumë apo më pak, pasi bregu shqiptar shto dhe 12 miljet e Greqisë duket si ngushticë e ngushtë në det të hapur.

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Peshq grekë dhe peshq shqiptarë!

Cështja e detit të Vlorë – Sarandës, Jonit, pra, ka tërhequr edhe vëmendjen e krijuesve të rinj. Klevis Mehaj në kuadrin e projektit TikTok corruption Albania, që kryhet nga MediaLook Albania me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, na tregon me një gjetje të bukur peshën e madhe të kësaj çështjeje.

Greqia mund të ketë të drejtën të zgjerojë hapësirën detare në 12 milje, sigurisht, hallall i qoftë, por ne duhet të këndojmë të drejtën e saj apo të thurrim hymne që këtë të drejtë prej 12 miljesh e kemi edhe ne?

Edhe sikur mos kemi të drejtë si peshq që jemi! Nuk kam parë deri më sot që një shtet t’i thotë tjetrit : Ke të drejtë të marrësh llokmën që deritani nuk ishte as jotja as timja. Ne sikur jemi Azerbajzhani me toka pa fund dhe nuk na ha qederi për 12 milje më shumë a më pak!

Se në hartë pasi Greqia merr 12 miljet e veta, bregu shqiptar duket si “rrugicat që kërkonin diell”, një ngushticë e shtrembër në det të hapur, kështu ne në histori, ne trimat, në tokë na kanë zbythur deri në breg të detit, na kanë hedhur në det, në det na kanë nxjerrë në breg si peshq të ngordhur nga zbatica, ngelur në të thatë.

Se poqe ashtu në bashkëpunim me Turqinë hajde hedhim beton diku andej nga mesi i detit, krijojmë një copë tokë atje, dhe që andej hajde kërkojmë 12 milje për të vajtur më tutje. Pastaj në cepin e atyre 12 miljeve derdhim beton me hekur Kurum përsëri dhe dalim në Palermo, që andej me këtë metodë shkojmë deri në Algjeri dhe i themi mbretit të Marokut : Mirëmëngjes Lartmadhëri!

Në tokë na thonë se Serbia ka të drejtë të shkëmbejë toka dhe ne na hedhin në det, në det na thonë se Greqia ka të drejtë të marri ujra dhe na shtyjne në tokë. Nuk dimë ku të fusim kokën!

LEXO EDHE:  Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim



Greqia me nene formale ka të drejtë të zgjerohet 12 milje mbase nuk e kundërshtoj, por tjetër e drejta eformale dhe tjetër e drejta e faktit. Sepse edhe Qenan K. më thoshte një ditë ka të drejtën e punës sipas diplomës, por faktikisht është thjesht berber. Nga e drejta formale te aplikimi i së drejtës, ka një det të tërë që ndan!

LEXO EDHE:  Përplasje në Kryesinë e PD-së së Durrësit / Befason Bylykbashi: Demokratë janë ata që votuan për Lulin

Ne kemi hallin e detit, këta thonë ligji i luftës!!! Te vjen t’ja plasësh gazit nga zhvendosja semantike e axhendës të debatit dhe shqetësimit popullor. Kush do të bëjë luftë me ligjin e Luftës të kohës të Termopileve!!! Mos na trembni me ndëshkimin e Zotit kur halli është se kush po merr kumbullat e komshiut.

E thotë mirë Klevisi në videon e tij. Nuk është thjesht çështje lufte, është çështje paqeje. Peshqit shqiptarë në det po bëhen gati të ndahen nga gratë e tyre peshq greke, po ndahen familje peshqish, po ndahet gazi në det, molusqet, midhjet, gjithë ajo pasuri që pas njëqind vjetësh stërnipipërit e Skënderbeut do të thonë për ne : As sa peshqit nuk ishin të zotët ata trupeshqit e asaj kohe!

Se në Gjykatë arbitrazhi shkohet, por a e ka Kushtetuta shqiptare që për sovranitetin e territorit bëhet sikur ndahet e divorcohet një çift e pasuria ndahet ke noteri? Kush ja jep të drejtën që çështjet sovrane të zgjidhen kështu kaq kollaj me arbitrazh?

Menjëherë te gjyqi nuk duhet shkuar. Të paktën të bëjmë si te filmat surrogato kur burri që ka të dashur i thotë gruas hajde shkojmë në gjykatë që të divorcohemi. Por, gruaja, kopile, i thotë : ik ore nuk ta jap divorcin! Dhe rrinë ashtu!

Gjykata është një fazë tjetër, jo e para, në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin, ai që do të ndajë, jo ti, jo ne, mor burrë, ne nuk kemi as përse themi se do shkojmë as nuk deklarojmë ne që hajde shkojmë në Gjykatë. Ne themi që nuk ka nevojë, gjërat janë në rregull. Cfarë kuptimi ka që deklarojmë se shkojmë në gjykatë ne kur po ashtu deklarojmë se peshqit grekë kanë të drejtë 12 milje kundërdrejt peshqëve shqiptarë!!!

Edeh paret e gjyqit t’i paguajë ai që do të nisi gjyqin!

Gjykata na kap për fjale si kapen peshqit me grep dhe na thotë: O peshq çfarë vini këtu, ju e keni njohur të drejtën për peshqit grekë të vijnë t’ju hanë midhjet tuaja!

Jo për gjë por jemi edhe peshq miq! Prishemi ne si peshq për pak ujë me kripë?

Ne shohim thjesht ligjin e Luftës!

 

LEXO TE PLOTE