LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

18 Maj 2019, 17:44, Aktualitet CNA
Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën.

Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, ?Der Spiegel? dhe ?Sueddeutsche Zeitung?, publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një investori të dyshuar rus, në shkëmbim të mbështetjes për fushatën zgjedhore.

Heinz-Christian Strache tha të shtunën se ishte “viktimë e një sulmi politik”, por pranoi se veprimet e tij në video ishin “gabim dhe një budallallëk”.

Analistët politikë thonë se skandali vë në pikëpyetje koalicionin qeverisës mes Partisë së Lirisë me qasje kundër emigracionit të zotit Strache dhe Partisë Popullore të qendrës së djathtë të Kancelarit Sebastian Kurz.

Asnjë nga politikanët nuk kanë bërë komente mbi të ardhmen e aleancës së tyre./VOA

Lajmet e fundit nga