web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja e Major Tanushit, Majko: Fjalët janë pak për të shprehur dhimbjen

10 Maj 2019, 20:44, Aktualitet CNA

Pas lajmit të hidhur se komandanti Klodian Tanushi, nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra në misionin  e NATO-s në Lituani, dukë ndërruar jetë pak minuta më parë, ka reaguar dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se humbja e dy ushtarakëve në detyrë është një lajm i dhimbshëm për familjarët dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ndërsa i shpreh dhimbjet familjarëve.

Postimi i plotë:

Humbja e dy ushtarakëve në detyrë është një lajm i dhimbshëm për familjarët dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Pas nëntetares Zarife Hasanaj, sapo mora lajmin nga Letonia për humbjen e jetës së komandantit të kontigjentit shqiptar në misionin e NATO, major Klodian Tanushi.

Ngushëllime familjarëve. Fjalët janë pak për të shprehur dhimbjen’, shkruan ministri i Diasporës, Pandeli Majko./CNA.al





Lajmet e fundit nga